Javë më parë kur Angela Merkel doli kundër ndryshimit të kufijve, Vuçiq kishte reaguar i zemëruar duke thënë se tani nuk do të angazhohet për marrëveshje të shpejt me Kosovën. Këtë qasje ai e afirmoi sot në Veri, në Liqenin e Gazivodës kur tha se rruga e bisedimeve do të jetë e gjatë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u zotua për vazhdimin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, por tërhoqi vërejtjen për siç tha, rrugën e gjatë drejt një marrëveshjeje ndërmjet palëve.
“Ne me shqiptarët deri më tani i kemi provuar të gjitha mënyrat, por nuk kemi pasur shumë fat, as ne e as ata, prandaj është koha përfundimtare që të bisedojmë me shumë më shumë respekt ndaj njëri tjetrit dhe pas këtij respekti për të pasur edhe miqësi, do të nevojitet kohë dhe shumë njerëz të mirë të cilët do të punonin në këtë drejtim”, tha ai.
“Do të jap gjithçka nga vetja (për të arritur marrëveshjen), por është një rrugë e gjatë përpara e mbushur me gjemba dhe probleme’, theksoi ai.
Presidenti serb refuzoi të takohet të premten në Bruksel me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, për shkak të siç u tha qasjes së Prishtinës ndaj procesit.
Deri tash, qëndrimi më i fortë kundër ideve për shkëmbim territoresh ishte ai gjerman i ritheksuar të shtunën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Presidenti serb tha se fuqia e tij politike nuk krahasohet me udhëheqës të tillë.
“Fuqia ime është aq minimale në krahasim me atë të Merkelit saqë nuk ja vlen as të krahasohet, ajo është udhëheqësja më e madhe politike në Evropë. Nëse ajo thotë ashtu ne sigurisht që nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë dhe ky është gëzimi i shumë të tjerëve në Serbi dhe rajon. Por, kjo nuk nënkupton që ne nuk mund t’i ndihmojmë popullit tonë. Jemi të vegjël, andaj do të merremi me ekonominë dhe t’i ndihmojmë njerëzit tanë këtu”, tha ai.
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty