Anëtari i kryesisë së LDK-së Kujtim Shala, në emisionin Blic InterView me Astrit Gashin ka mohuar se bashkëpartiaku i tij Agim Veliu, po pengon arritjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas tij, LDK ka një qëndrim të qartë karshi koalicionit dhe të gjithë janë të interesuar për marrëveshje, transmeton Klan Kosova.
“Ne kemi orientime për këtë çështje dhe janë parësore. Unë e di që përfaqësuesit e LDK-së kanë folur shumë pak dhe folën pasi u rrit presioni, por mendoj se kanë qenë dashur të sqarohen disa çështje. Duket sikur është një lloj transparence por nuk është ashtu”.
“Nënkryetari i LDK-së është përfaqësues në këto negociata. Nuk ka asnjë pengesë. Ne kemi një qëndrim që të negociojmë që të përpiqemi deri në fund për të arritur një marrëveshje. Por duhet të kihet parasysh se nëse mbrohen interesat ata përfaqësojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës”.
I pyetur nëse është dobësuar pozicioni i LDK-së në negociata me VV-në si rezultat i qëndrimeve kundërthënëse brenda LDK-së, Shala pohoj një gjë të tillë duke vlerësuar se situata si këto janë kaluese.
“Mendoj se po, por janë çështje të kapërcyeshme se nuk janë thelbësore. Në një proces si ky ku qëndrimet nuk janë unike, patjetër që ky pozicion dobësohet”.
Por, ai nuk beson se do të përçahet LDK-ja si rezultat i qëndrimeve të kundërta ndërmjet dy nënkryetarëve të partisë Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, karshi marrëveshjes me VV-në.
“Jo, sepse njerëzit mund të kenë mendime dhe qëndrime çfarëdo, por ne kur vendosim duhet që të gjithë të sillemi dhe të mbrojmë ato qëndrime për interesin e partisë së bashku. Në LDK nuk ka debat nëse duhet të bëjmë koalicionin apo jo”.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit