Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se sulmi ndaj kanalit kryesor të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok para një jave kishte për qëllim të shkaktonte pasoja të mëdha dhe të dëmtonte funksionimin e institucioneve të Kosovës.
Ai theksoi se synimi i sulmit ishte destabilizimi i vendit dhe minimi i shtetësisë së Kosovës.
“Kishte synim të shkaktonte pasoja më të vërtet të mëdha sidomos në aspektin e mohimit të shërbimeve esenciale për qytetarët. Por edhe në njëfarë forme dhe të pengonte dhe gjunjëzonte funksionimin e institucioneve të vendit. Dhe më këtë ta paraqesë vendin tonë si një vend jo stabil. Përveç të tjerash kishte synim një destabizlim dhe minimin e vetë shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.
Ministri vlerësoi punën e institucioneve që arritën të menaxhojnë situatën, duke minimizuar pasojat, pavarësisht ndërprerjeve në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Ai shtoi se pasojat do të ishin të paparashikueshme nëse sulmi do të kishte arritur qëllimin e tij.
“Fatmirësisht si rezultat i angazhimi, punës e sinkroznimit të të gjitha institucioneve nuk arriti synimin përfundimtar, i këtij sulmi. Nëse do të arrihej do të ishin të paparashikueshme për momentin. Vetëm se hasëm disa nga pasojat por shumë pengesat më energji elektrike, ujë e me shërbime të tjera esenciale, por falënderuar institucioneve u arri të menaxhohet situata”, ka shtuar Maqedonci.
Maqedonci bëri të ditur se dyshimet e para për sulmin drejtohen ndaj grupeve kriminale të lidhura me kryeterroristin, Milan Radoiçiq dhe strukturat e tij në veri të Kosovës.
“Dyshimet e para shkojë pikërisht te ata që gjatë gjithë kohës kanë organizuar dhe zhvilluar akte të tillë, që lidhet me grupin e Radojçiq dhe mbetjet e tyre në veri. Duhet të presim përfundimin e hetimeve, mirëpo të gjitha pistat, hetimet dërgojnë të këto grupet terroriste”.
Së fundmi, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka intensifikuar monitorimin dhe patrullimin e infrastrukturës kritike në vend.
Ministri i Mbrojtjes, theksoi se këto masa janë ndërmarrë si pjesë e përpjekjeve për të garantuar sigurinë e infrastrukturës kritike të vendit, veçanërisht pas sulmit të fundit ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.
Ai shtoi se patrullimet përfshijnë të gjitha aspektet kritike të infrastrukturës për të mbështetur Policinë dhe KFOR-in, të cilët janë të angazhuar në ruajtjen e sigurisë në veri të vendit.
“Fokusi ka qenë, ruajtja në kuptimin e monitorimit dhe patrullimit të infrastrukturës kritike dhe në veçanti duke u lidhur edhe me sulmin ka qenë të infrastruktura që ndërlidhet me ujërat dhe kanalin e Ibër-Lepencit. Më saktësisht njësitet e FSK-së pas një analizë që kemi bërë më shtabin e përgjithshme janë orientuar që të kryejnë detyrat e patrullimit dhe pika të vëzhgimit përgjatë kanalit Ibër-lepenc nga Obiliqi deri në Mitrovicë. Si dhe të gjitha pendat e liqeneve artificiale. Por edhe patrullime të tjera”.
“Të gjitha ato që lidhen me aspektin e energjisë elektrike dhe me aspektin e furnizimit me ujë… më qëllim që t’i mundësojmë KFOR-it dhe Policisë që të jenë të përqendruar në katër komunat e vendit dhe në anën tjetër, ne të krijomë një ambient më të sigurt në pjesë tjetër të Kosovës”, ka thënë Maqedonci.
I pyetur nëse dronët Bayraktar po përdoren për monitorimet e infrastrukturës kritike, Maqedonci ka thënë se përdorin dronët Bayraktar në mënyrë të rregullt, duke shtuar se jo gjithmonë mund të shpallen për publikun detajet e operacioneve që realizohen me këta dronë.
“Ne operojmë më Bayraktar në baza të rregullta… Në këtë aspekt vëzhgimin me Bayraktar e bëjmë bazuar në planet dhe urdhrat që lëshohen nga shtabi i përgjithshëm. Normalisht që jo gjithherë për publikun mund të ndahet për publikun ajo që realizojmë dhe zhvillojmë më Bayraktar. Për këtë koordinohemi në vazhdimësi edhe me komandën e KFOR-it”, ka thënë Maqedonci. /TVDukagjini
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë