Kryeministri i vendit, Albin Kurti ditë më parë ka thënë se Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni dhe ka shtuar bashkëpunimin me organizata ndërkombëtare. Sipas Kurtit, vitin që shkoi është shënuar përmirësim i dukshëm i imazhit të Kosovës.
Por, çka ka çka s’ka këto 2 vite?
Lëvizja Vetëvendosje, përmes një video të publikuar tregon të arriturat e Qeverisë gjatë këtyre dy viteve në pushtet, e ajo video ngjalli reagime të shumta.
Të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e ndryshme nga deputetët opozitar e analistë të ndryshëm duke i kundërshtuar këto të arritura.
Por, sa janë të vërteta këto që thuhen në videon e publikuar nga Vetëvendosje, e cila përfaqëson qeverinë në pushtet, flasin njohësit e çështjeve politike.
Sheholli: Sytë e popullit e pasqyrojnë më së miri punën e qeverisë
Analisti politik, Fatmir Sheholli thotë se sytë e popullit e pasqyrojnë më së miri punën e qeverisë rreth rezultateve të saj.
Largimi i të rinjve drejt Evropës për një vend pune, largimin e mjekëve, Sheholli mendon se këto gjëra lënë shumë për të dëshiruar për këtë qeveri.
“Pretendimet e qeveris së Kosovës në përshkrimin e saj rreth rezultateve të saj më së miri pasqyrohen në sytë e popullit. Nëse kemi largim masiv të qytetarëve drejt Evropës për një vend pune, nëse masovikisht po ikën mjekët e Kosovës, nëse për dy vite qeverisje nuk kemi ende asnjë projekt gjigant dhe nëse vazhdimisht jemi në acarim me një pjesë të territorit të Kosovës ku nuk kemi shtrirje të ligjshmërisë e tjera atëherë besoi që kësaj qeverie i mbetet shumë për të dëshiruar”, shprehet Sheholli.
Tutje ai shton se video mund të bëjmë të gjithë, por që nuk e rregullojnë jetën e qytetarëve.
“Video mund të bëjmë të gjithë ne por videot nuk e rregullojnë jetën e qytetarëve ato mund të përdoren vetëm si propagandë e cila mund të zgjas një ditë”, tha ai.
Kabashi: Video u nxjerrë me qëllim që ta largonte mendjen nga debati për Martin Berishaj
Sipas analisti, Bekim Kabashi, videoja në fjalë nuk ka të bëjë me të arriturat e qeverisë dhe as me luftën ndaj korrupsionit.
Dje në mediat sllovene është publikuar një artikull i cili pretendon për një aferë korruptive, në të cilën thuhet se është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, e sipas Kabashit për këtë arsye u publikua edhe video, që ta largojë mendjen nga kjo temë.
“Video është nxjerrë në ditën e njëjtë kur në Slloveni është publikuar një artikull medial e cila pretendon për një aferë korruptive milionëshe që përfshinë kryeministrin aktual Robert Golob, e ku pjesë e skemës korruptive pretendohet te jetë edhe ambasadori i Kosovës ne Kroaci Martin Berishaj. Ajo video ishte përpjekje për ta shpërqendruar debatin nga kjo temë e cila godet edhe kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani”, thotë ai
Sipas tij, video ia arriti ta ketë efektin e vet, pasi opinioni filloi të merret me të, dhe nëse afera e Berishaj vërtetohet do të jetë afera më e madhe korruptive që përfshinë disa shtete dhe disa qeveri.
“Në fakt edhe arriti ta ketë efektin, sepse opinioni filloi te merret me një video koti, dhe shmangi një afere te pretenduar e cila nëse vërtetohet si e tillë mund të jetë afera me e madhe korruptive qe përfshinë disa shtete dhe disa qeveri”, potencoi Kabashi.
Ndryshe, në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje thuhet: “Nuk ka vjedhje, zhvatje, hajni. Pasurim të politikanëve nga politika. Nuk ka pasurim të bizneseve dhe familjeve të lidhura me pushtetin. Nuk ka nënshtrim dhe nuk ka nënshkrim kundër Republikës së Kosovës. Ka shtet sepse s’ka banda.Ka zhvillim sepse s’ka hajni.Ka vizion sepse s’ka mësymje private. Ka shtet sepse ka shoqëri, ka qytetari. Ka REPUBLIKË!” /arbresh.info/Kujtesë Berisha /
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...
Nasim Haradinaj tregon daljen e parë para gjyqtarit: Kostumi...