Kontejnerët nëntokësor edhe pse janë në funksion qe dy vite në Komunën e Prishtinës, duket që nuk po kryejnë punë ashtu siç ishte mendua, kjo pasi afër tyre janë vendosur kontejner tjerë mbitokësor, të cilët po pengojnë banorët.
Problemi i kontejnerëve nëntokësor në kryeqytet ishte që kur u mendua një projekt i tillë. Fillimisht në fushatën e vitit 2013 qeverisja e atëhershme komunale hapi disa gropa nëpër qytet për kontejnerë nëntokësore. I pari i Prishtinës, Isa Mustafa, i cili edhe i ka filluar punimet, patë thënë se brenda tre muajve është paraparë që kontejnerët të hapen në 12 pika, në rrugët kryesore të kryeqytetit. Kurse, shuma e cila është nevojitur për realizimin e projektit ka qenë në vlerë prej 235 mijë euro, por komuna nuk kishte as kamionë për zbrazjen e tyre.
Megjithatë, tek në vitin 2015 u bë funksionalizimi i kontejnerëve, kjo për shkak se deri në këtë kohë nuk ka pasur kamionë për mbledhjen e mbeturinave.
Tash dy bëjnë dy vite që nga funksionimi, por ende afër tyre janë kontejnerë mbitokësor, të cilët janë bërë pengesë për qytetarët.
Pronari i lokalit “Istambull”, në rrugën “Agim Ramadani”, Jasin i komunitetit turk, ka thënë se këtu nuk mund të bëjnë biznes.
“Po janë një problem vërtetë i madh sepse ne e kemi hapur dyqanin por nuk mund të bëjmë biznes, sepse era është e keqe. Konsumatorët thonë se kjo erë është shumë e keqe, komshinjëve gjithashtu nuk iu pëlqen, është më mirë ta heqin prej këtij vendi apo të mos e lënë gjatë gjithë kohës të stërmbushur sepse është shumë keq, është më mirë sikur ta hiqnin tërësisht nga këtu”, tha ai.
Kurse, Mevlyde Mjeku, banore në këtë rrugë thotë se i pengojnë por nuk kanë se ku të ankohen.
“Po na pengojnë shumë. Janë anku po kot ankohesh, nuk ke ku ankohesh”, tha ajo.
Rasti i tillë i kontejnerëve është edhe në rrugën ”Luan Haradinaj”, ku afër kontejnerëve nëntokësor janë ata mbitokësor.
“Po na pengojnë kontejnerit, po mendojmë që duhet mu largu sepse shumica kanë fëmijë të vegjël mund të marrin ndonjë sëmundje”, tha ajo.
Zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi i ka thënë KosovaPress-it, nëpërmjet telefonit se largimi i mbeturinave nga kontejnerët nëntokësor nuk po funksionon, dhe është dashur të bëhet zgjidhje që mos të mbesin mbeturinat në tokë dhe të këtë mënyrë kanë vendosur afër tyre kontejnerët e zakonshëm të mbeturinave.
Ajo sqaron se mosfunksionimi i kontejnerëve nëntokësor po ndodh për shkak se nuk ka siguri të ngritjes dhe uljes së mekanizmit gjatë kryerjes së shërbimit.
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...