Pas marrjes së mandatit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj filloi menjëherë punën e tij.
Ai vizitën e parë si kryeministër e bëri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku u informua për kushtet dhe punën e stafit.
Më pas vazhdoi vizitat, ku njëra ndër to ishte në komunën e Obiliqit. Aty takoi menaxhmentin e KEK-ut dhe më pas banorët e fshatit Shipitullë me të cilët edhe realizoi debat disa orësh në mbrëmje lidhur me problemet që kishin për shpronësimin e pronave.
Kryeministri dëgjoi kërkesat e tyre dhe kishte arritur një marrëveshje me të cilën ishin pajtuar edhe banorët.
Pas këtyre vizitave, kryeministrin Haradinaj e kritikuan profile të ndryshme, përfshirë edhe analistë të cilët nuk i panë të arsyeshme këto vizita pasi që sipas tyre kryeministri ka nisur me vrull punën e tij dhe se sipas këtyre kritikuesve ai më mirë do të ishte të merrej me punë sesa me vizita.
E pas këtyre vizitave të kryeministrit, tani kemi disa vdekje të dyshimta në QKUK, pastaj ka mungesë të energjisë elektrike. Dikujt me sa duket po i pengon puna që filloi kryeministri. Saktësisht a po bojkotohet puna e nisur nga kryeministri?
Arbër Vllahiu në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se kryeministri Haradibnaj po merret me çështjet jetike të qytetarëve.
“Kryeministri Haradinaj që prej ditës së parë të punës është angazhuar në zgjidhjen konkrete të çështjeve të pazgjidhura e të zvarritura të qytetareve të vendit, deri me sot. Çështja e energjisë dhe ajo e shëndetësisë janë të rëndësisë jetike për qytetaret e Kosovës, për mirëqenien e tyre dhe për shtetin në tërësi. Për çfarëdo dyshimesh, janë organet kompetente që merren me situata të caktuara dhe me zgjidhjen ligjore të tyre”, ka thënë ai./arbresh.info/
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani