Analisti Ridvan Berisha e quan shqetësuese dhe jo transparente procesin e marrëveshjes për letërnjoftimet mes Kosovës e Serbisë, sikur që nuk pret përshkallëzim të situatës në veri të vendit.
Ai thotë se edhe liderët opozitarë që ishin dje në takim te Kurti, nuk treguan asgjë rreth kësaj, ata nuk thanë nëse Kryeministri ua ka treguar marrëveshjen përveç që u shprehen të brengosur me Kurtin që është jotransparent.
“Bazuar në qëndrimet e kryeministrit Kurti marrëveshja do të duhej të zbatohet. Ne nuk kemi pasur mundësinë ta lexojmë marrëveshjen, procesi ishte jo transparent. Edhe liderët opozitare që ishin dje në takim te Kurti, nuk na treguan asnjë gjë rreth kësaj, nuk na thanë nëse Kryeministri ua ka treguar marrëveshjen përveç që u shprehen të brengosur me Kurtin që është jotransparent. Abdixhiku tha se më shumë janë informuar nga Lajçak e Borrell se sa nga vet Kurti. Tensione nuk do te ketë, nuk besoj se do ta shohim përshkallëzim të situatës siç e kemi parë një muaj më herët. Shqetësuese është se as ne nuk kemi informacion se çfarë ka ndodhë në Bruksel në takimin Kurti-Vuçiq”, vlerëson Berisha, shkruan arbresh.info.
Nga 1 shtatori fillon zbatimi i reciprocitetit me Serbinë në dokumente personale dhe targa. Derisa pati një dakordim deklarativ në lidhje me kalimin e kufirit me letërnjoftime, serbët vazhdojnë të kundërshtojnë përdorimin e targave RKS./arbresh.info/
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...