Një ditë më parë për vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ardhjet e shpeshta të Lajçakut në Kosovë dhe Serbi kanë për qëllim vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel, dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
I gjithë ky “presion” që po bëhet, a mund të ndikojë që deri më muajin dhjetor të arrihet një tjetër marrëveshje?
Nuk beson se do të ketë një marrëveshje tjetër për faktin se tash po duket që kanë hyrë në diskutime finale, thotë eksperti i çështjes për dialog Gazmir Raci për arbresh.info.
“Është e pamundur që të arrihet marrëveshja finale për shkak se janë çështje të ndjeshme ato të cilat duhet të definohen mes palëve”, shprehet Raci.
Ndërsa analisti Bekim Kabashi për arbresh.info deklaroi se në bazë të një vendimi të Qeverisë së Kosovës, serbëve të Kosovës u është vënë një afat që deri më 31 tetor të regjistrojnë automjetet e tyre dhe të vendosin targa të Republikës së Kosovës, kjo mund të jetë marrëveshja e radhës.
“Nëse kjo nuk ndodh rrezikojmë të kemi tensionim të situatës, sidomos në pjesën veriore të vendit, megjithatë, synim i ndërmjetësuesve është që sa më shpejtë, deri në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm të kemi marrëveshje finale, gjë e cila nuk është aspak e lehtë pasi palët duhet të bëjnë kompromise”, thotë ai.
Kosova, më e pakta duhet të themelojë Asociacoinin e Komunave me shumicë Serbe, e Serbia të njoh shtetin e Kosovës, qoftë edhe indirekt, përfundoi Kabashi.
Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takimin e fundit të Kurtit me Lajçakun është potencuar vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.
Lajçak pas takimit me Kurtin, mohoi se ka “kornizë të re” të dialogut.
Ai po ashtu nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm. Megjithatë, u shpreh se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Lajçak ka thënë se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiq, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell. /arbresh.info/ Kujtesë Berisha/
KPK sot mban mbledhje urgjente
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Shpërthimi me tritol në lokalin në Vlorë, ndalohet autori
Drejtori i FBI-së, Wray thotë se do të japë dorëheqje para k...
Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024
Presidenti i Koresë së Jugut zotohet se do të luftojë “deri ...