Naim Murseli, i cili dyshohet se pagoi dhe planifikoni vrasjen e bashkëshortës së tij, Liridona Ademjat, nuk mund të ekstradohet në Suedi, ani pse është shtetas edhe i këtij vendi.
Ekstradimi i Murselit në Suedi nuk do të jetë i mundur sipas Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës.
Për Arbresh.info, zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Flamur Pireva, thotë se një gjë e tillë nuk lejohet nga ligji në fuqi i Republikës së Kosovës.
“Ju njoftojmë se ligji në fuqi në Republikën e Kosovës e përcakton se ekstradimi nuk do të lejohet për veprat penale të kryera në tërësi në territorin e Republikës së Kosovës”, kanë thënë nga MD.
Të njejtën gjë e kanë pohojnë edhe avokatët, duke shtuar se ligji në Kosovë parasheh që në atë vend ku është kryer vepra penale, aty edhe duhet të gjykohet.
Kështu tha avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi për portalin Arbresh.info.
“Jo nuk mund të ekstradohet Naim Murseli në Suedi, për arsye se vepra penale e vrasjes ka ndodhur në Kosovë, dhe sipas ligjit është e paraparë kompetenca territoriale është një ndër bazat e drejtësisë që nënkupton që aty ku bëhet vepra penale aty edhe gjykohet”, ka deklaruar Gashi-Bytyqi.
Sipas avokates, çfarëdo shtetësie të ketë akuzuari, nuk mund të ekstradohet
“Pavarësisht çfarëdo shtetësie të ketë edhe shtetase e huaj nga Evropa apo Amerika, vijnë në Kosovë ata nuk mund të ndodh ekstradimi për tu gjykuar atje por duhet në vendin ku është kryer vepra penale”, u shpreh Gashi-Bytyqi.
Avokati Skender Musa për Arbresh.info tha se Kosova është vend aktiv për hetimin dhe gjykimin e kësaj vepre.
“Jo nuk duhet të ekstradohet në Suedi edhe nuk ka gjasa me u ekstradu, për shkak se vepra penale është kryer në Kosovës, pas është shkaktuar në Kosovë.
Liridona Ademaj familjen e ka në Kosovë dhe e drejta penale parasheh personalitetin aktiv edhe pasiv. Kosova është vend që ka personalitetin aktiv për hetime, internastatus dhe gjykimin e kësaj çështje”, thotë avokati Musa.
Ndryshe, për vrasjen e Liridona Ademajt janë arrestuar tre persona, bashkëshorti i saj, Naim Murseli , nipi i tij, Kushtrim Kokalla si dhe bashkëfshatari i tij, Granit Plava.
Për të tre të dyshuarit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Bernicë të Prishtinës. Fillimisht dyshohej se ajo u qëllua për vdekje nga një grabitës, por që më vonë nga hetimet doli që bashkëshorti i saj , Naim Murseli dyshohet ta ketë porositur vrasjen e saj, duke e inskenuar si grabitje.
Muaj më parë, Naimi dhe Liridona bashkë me dy djemtë e tyre u shpërngulën nga Suedia në Kosovë.
Kundër dhunës dhe vrasjes ndaj grave dhe vajzave, janë mbajtur edhe protesta dhe marshe në shenjë solidarizimi me këtë rast.
Vlenë të theksohet se në media po raportohet se Naimi dhe Liridona kanë qenë në përiudhën e shkurorëzimit në vitin 2019/20.
Mirëpo, sic raportojnë mediat në vend ku edhe është bërë publik dokumenti, divorci nuk kishte ndodhur, pasi që brenda periudhës gjashtë muaj deri në një vit, të asaj që cilësohet periudhë e konsiderimit apo shqyrtimit, asnjëra palë nuk kishte shkuar për të konfirmuar se duan divorcin./Arbresh.info/Ejona Hyseni/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...