Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka prezantuar planin e përbashkët të punës para Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.
Kryetarja e Komisionit Duda Balje ka pyetur se a është e gatshme Kosova për Samitin e Londrës, a ka një databazë, çka mund të pritet nga ky Samit dhe a mund ta pengojë Serbia Kosovën për këtë Samit, raporton arbresh.info.
Lluka ka thënë se Serbia nuk mund ta pengojë Kosovën.
“Kjo është mbledhje rajonale dhe s’mund ta pengojë. Është kërkuar një organizatë ndërkombëtare si ndërmjetësues, por ne nuk e kemi dashur këtë sepse ne duam të jemi të barabartë me shtetet tjera. Ne jemi të gatshëm për pjesëmarrje por nuk e kemi një databazë për këtë dhe do të trajnohen njerëz për këtë. Ne do ta marrim përsipër si Qeveri ta kemi këtë databazë”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...