Liberalizimi i vizave tash e disa ditë është realizuar dhe shtetasit kosovarë munden të lëvizin brenda vendeve evropiane.
Sot kemi pyetur qytetarët se a janë të mjaftueshme pagat e Kosovës për të vizituar vendet evropiane.
“Sa i përket liberalizimit të vizave dhe mundësive që i kemi ne si qytetarë që të lëvizim mrena Bashkimit Evropian dhe vendeve tjera, unë mendoj se për gjendjen ekonomike kushtet janë minimale, paga mesatare në Kosovë përafërsisht dihet, dhe nuk është shumë premtuese dhe inkurajuese që njerëzit, të lëvizin qoftë dhe për shërbime të domosdoshme, sa i përket asaj që mund të themi si një dëshirë që të vizitohet ndonjë vend, është tepër e pamundshme”, tha ai.
Tutje, ai shton se duhet të kemi përkrahje nga mërgimtarët pasi që po të shkojnë njerëzit, mund të futen në ndonjë kolaps ekonomik.
“Pa një përkrahje nga mërgimtarët, ata janë dorë e jona e zgjatun, nuk e besoj që ka mundësi, përndryshe, njerëzit mund të shkojnë, mirëpo mund të futen dhe në një kolaps ekonomik, të ngarkuar me detyrime të cilat i ka jeta e përditshme, por megjithatë kjo është një e mirë që njerëzit lirisht mund të lëvizin në tregun e punës, të gjithë ata të pakënaqur me vite të tëra, ata që nuk kanë gjetur punë, mundësitë e tregut evropianë janë më të mëdha dhe sigurisht që perspektiva do të jetë më e mirë, tha ai.
Një qytetar tjetër thotë se sipas tij shqiptarët nuk mendojnë për nesër po vetëm për sot.
“Pagat nuk mjaftojnë për mbijetesë, katastrofë, por shqiptarët nuk mendojnë për nesër veç sot a ka edhe shkon e kthehet”, shprehet ai.
Ndërsa një qytetar tjetër mërgimtarë, i cili vjen nga Zvicra, tha se atje shpenzimet janë shumë të mëdha, dhe nuk mundesh me pi kafe ndër 5 euro.
“Bash rrogat këtu në Kosovë, po besoj që atje në Zvicër krejt ma shtrenjtë janë, kështu që se besoj që këto rrogat këtu janë të mjaftueshme me nejt aty ma gjatë përshembull me muaj ose ma gjatë, mirëpo kështu vetëm për pushime ndoshta po, një kafe është 6 euro a 5 euro, po dhe ushqimi është më shtrenjtë përshembull, në Zvicër marrin rrogat 4000 deri në 6000 e këtu në Kosovë 300 a 400 euro dhe nuk është mjaftueshëm”, tha mërgimtari./Arbresh.info/Rita Jakupi/
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...