Megjithëse Parlamenti i Kosovës tashmë është shpërbërë, deputetët e mandatit që lamë pas vazhdojnë të paguhen nga shteti i Kosovës.
Edhe në rast se nuk arrijnë të zgjedhën përsëri deputetë për mandatin e ardhshëm, ata do vazhdojnë të marrin pagë edhe për një vit të plotë.
Kështu tha monitorues i Kuvendit nga KDI, Albert Krasniqi në një prononcim për Indeksonline, i cili shtoi se, megjithatë, ata nuk do mund t’i gëzojnë më edhe privilegjet tjera siç janë mbushjet e telefonit apo edhe shpenzimet e transportit.
“Ligji për përgjegjësinë dhe privilegjin e deputetëve parasheh që deputetët pas përfundimit të mandatit ta marrin pagën për në vit. Do të thotë edhe nëse nuk arrijnë të zgjedhën për mandatin e ardhshëm dhe edhe nëse nuk gëzojnë mjete të tjera financiare nga buxheti i shtetit, ata përfitojnë prej pagës bazë të deputetit për 1 vit, që është dikur 1 e 400 euro. Por jo edhe privilegjet tjera, siç janë mbushjet telefonike, shpenzimet e transportit apo mëditjet e tyre”, ka thënë Krasniqi.
Ndërsa, sa i përket kryetarit të Kuvendit, nëse nuk rizgjedhet më për këtë post, ai do vazhdoj të marr 70 përqindëshin e pagës bazë të kryetari për gjithë jetën.
“Ndërsa kryetari i Kuvendit nëse e ushtron atë post për më shumë se 6 muaj e merr 70 përqind të pagës bazë të kryetarit të Kuvendit për gjithë jetën. Njëjtë vlen edhe për kryeministrin e disa opozita tjera të zyrtarëve të lartë publik”, ka shtuar ai.
Parlamenti i Kosovës është shpërbërë me datën 10 të këtij muaji, pasi shumica e deputetëve mbështetën mocionin për rrëzimin e Qeverisë, të iniciuar nga kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj.
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...