Meteorologu Mendim Rugova ka dhënë shpjegiim se cka ka shkaktuar ditëve të fundit pluhurosjen e veturave dhe të dritareve.
Ky është shkrimi i plotë i Rugovës:
Çfarë konstatimi për pluhurosjen e veturave?
Gazetari që ka postu këtë artikull, me argumente optike konstaton që pluhurosja e veturave ditëve të fundit është si rezultat i tymit nga tymtarët e “Kosovës B”.
Këtyre ditëve, nga shkretëtirat e Saharasë, sasi të konsiderueshme grimcash të pluhurit kanë depërtuar mbi Mesdhe dhe mbi rajonin tonë (që vërehet edhe në pamje satelitore), sidomos gjatë ditës së djeshme dhe sot është koncentrimi më i madh, dhe këto grimca kanë shkaktuar këtë pluhurosje të ditëve të fundit. Poashtu me reshjet e shiut këto grimca kanë rënë edhe mbi sipërfaqe, ku shumë mirë mund të vërehet në vetura apo dritare.
Pluhuri nga Sahara është shkaktari i këtij pluhuri, i cili gjatë këtyre muajve ndodh të transportohet edhe mbi vendin tonë por edhe më në brendësi të kontinentit, për shkak të cikloneve që vijnë nga Afrika veriore dhe erërave të fuqishme që i shoqërojnë ato.
Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e lumtur
SHBA ka ashpërsuar sanksionet ndaj bankave dhe energjisë rus...
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas...
Rutte: NATO është e fortë, së bashku po e bëjmë edhe më të f...
Von der Leyen: Të hapur për negociata me SHBA-në për tarifat
Kurat më të mira natyrale kundër irritimit të skalpit të kok...