Google ADS

“A kemi parë deklaratë të tillë për rrëmbimin e tre policëve dhe sulmin në Banjskë”, Kearns i reagon Hovenierit

11:05 | 4 Shkurt 2024
E.H

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka reaguar ndaj deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili ka thënë se Amerika është e shqetësuar për veprimet e fundit të Kosovës.

Përmes një deklarate për media, Hovenier ka thënë se çështja e dinarit serb dhe mbyllja e komunave ilegale paralele serbe mund të rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnik në Kosovë, përcjell Arbresh.info

Lexo edhe:

Hovenier thotë se veprimet e fundit të Kosovës po rrisin tensione etnike

Ndërsda Kearns me anë të një postimi në platformën X, ka pyetur ambasadorin Hovenier se ku qëndron balanci këtu.

“Ku është bilanci? A kemi parë një deklaratë të tillë nga SHBA-të pas rrëmbimit të paligjshëm të tre policëve nga Serbia? Jo. Heshtja për sulmin terrorist të Banjskë mbetet ende e shurdhër”, ka shkruar Kearns./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme