Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur për raportet e tij me Rexhep Selimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Haradinaj, gjithashtu deputet i Kuvendit të Kosovës, ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se ka respekt për kolegun e tij nga VV, përkundër një përplasjeje mes tyre javë më parë gjatë një seance.
“Nuk është ndonjë konflikt personal”, ka thënë Haradinaj. Ai ka theksuar se bëhet fjalë vetëm për dallime në mendime.
Haradinaj ka thënë se përplasja në Kuvend nuk e ka dëmtuar miqësinë mes tyre.
“Një fjalë e urtë thotë: Për një plesht nuk digjet jorgani”, është shprehur ai.
“I kemi raportet më të gjata”, ka shtuar Haradinaj. Ai ka bërë të ditur se me Selimin është takuar pas përplasjes, dhe se do të takohet me të edhe në të ardhmen.
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër