Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, bën që të rriten çmimet e shumë produkteve.
Për dallim nga produktet e tjera, çmimi i naftës vazhdon të jetë më i liri në rajon.
Kështu thotë për Arbresh.info kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
“Çmimet qe dy muaj kanë qenë stabile kohëve të fundit kemi lëvizje në tregjet ndërkombëtare berz dhe organizatën prodhuese opek. Me çmime jemi ndër më të lirët”, thotë Berjani.
Se a mund të ketë ndonjë rritje në ditët në vazhdim, ai thekson se nuk mundet të paragjykojë se çfarë çmime mund të ketë.
“Qe tre muaj ka qenë një stabilitet i tregut nuk ka pas lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare. Por në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku se çfarë çmime do të kemi në ditët në vijim”, shprehet Berjani.
Çmimet aktuale në tregun e Kosovës sot sillen përafërsisht Dizesel 1.28 cent deri në 1.38 cent Benz 1.31 deri 1.38 cent.
Çmimet në regjion
Shqipëri Diz 1.89 cent Benz 1.90 cent Serbi Diesel 1.78 cent Benz. 1.79 cent.
Vitin e kaluar në muajin maj çmimi i derivateve në Kosovë ishte 1.23 dizeli dhe 1.31 benzina.
Kujtojmë se gjatë vitit që lamë pas çmimi i lartë i këtyre derivateve nuk u pa i arsyeshëm nga qytetarët.
Për të parandaluar rritjen e vazhdueshme të çmimit të këtyre derivateve, Qeveria e Kosovës, më 22 qershor 2022 pati miratuar një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme. /Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...