Janë gjithsej 20 gra që kanë lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, të cilat kanë qenë të infektuara me koronavirus. Fatmirësisht, foshnjat e tyre kanë rezultuar negativ.
Kjo është konfirmuar në rtk nga drejtori i Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, i cili tha se të gjitha foshnjat e lindura janë në gjendje të mirë.
“Të gjitha lindjet që janë kryer në klinikën tonë, kanë rezultuar negative. Janë 20 nëna që kanë lindur derisa kanë qenë si raste aktive me koronavirus.”, ka thënë Ismaili.
Vlen të theksohet se në Kosovë ditëve të fundit numri i rasteve të infektuara me koronavirus është rritur dukshëm, kjo pas lirimit të masave kundër pandemisë që nga 1 qershori.
Që nga muaji mars kur u paraqit rasti i parë me koronavirus në vend janë shëruar gjithsej 7343 persona, ndërsa raste aktive janë 3792.
Kurse, nga Covid-19 kanë humbur jetën 410 persona, shumica prej këtyre gjatë tre muajve të fundit.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditë më parë se mund të vendosin disa masa të reja për qendrat tregtare dhe gastronominë, të cilat sipas tyre hyjnë në mesin e hapësirave ku përhapet më së shumti virusi.
Vlen të theksohet se nga 1 shtatori në Kosovë pritet të fillojë procesi mësimor, i cili do të zhvillohet nëpër Komuna në varësi të situatës me pandeminë.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...