Koronavirusi tashmë ka prekur edhe vendet e rajonit duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut
Lidhur me këtë, Ambasada e Kosovës në Maqedoninë Veriore në një përgjigjet për lajmi.net kanë thënë se deri me tani nuk ka informacione se ndonjë kosovar ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Gjer me tani nuk ka ndonjë informacion se ndonjë kosovar ka dalur pozitiv me koronavirus dhe lutemi e shpresojmë që kjo mos të ndodhë as në Kosovë dhe askund në vendet fqinjë apo kudo në botë me shpresë së OBSH do të punojnë urgjentisht në gjetjen e barnave për të parandaluar ketë infeksion të rrezikshëm për njerizimin”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së Kosovës në Maqedoninë Veriore.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme dy mjek në kliniken Infektive të Shkupit, janë testuar për të parë nëse janë prekur nga koronavirusi.
Edhe pse nuk kanë simptoma, testimi vjen pas pjesëmarrjes së tyre në një kongres në Madrid, ku njëri nga ligjëruesit ka qenë i prekur nga korona.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka thënë se mundësia që mjekët të rezultojnë pozitiv, është shumë e vogël.
Filipçe njoftoi po ashtu se gjendja shëndetësore e gruas me koronavirus, e cila po mbahet në karantinë, po përmirësohet.
Deri më tani gjithsej janë testuar 13 persona, të gjithë negativë nga virusi.
Simptoma të virusit nuk kanë shfaqur as personat që janë në izolim.
Ndryshe, numri i të vdekurve në korniza botërore ka shkuar mbi 3 mijë, ndërsa i të prekurve vetëm në Kinë është më shumë se 88 mijë ndërsa në pjesën tjetër të globit më shumë se 7 mijë.
Në rajonin e Evropës deri më tash numri i të prekurve ka shkuar në mbi 2000.
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së