Google ADS

A jemi të gatshëm për t’u përballur me Serbinë? Flet ish-komandanti i FSK-së

18:34 | 20 Dhjetor 2023
E.H

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se sulmi nga grupi terrorist serb më 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit i ka bërë të qarta qëllimet e Serbisë që janë të interesuar për ​të ndezur konflikt në pjesën veriore të Kosovës, sipas tij, si qëllim final e kanë aneksimin e asaj pjese.

Ai ka theksuar se Serbia dëshiron që t’i realizojë idetë dhe qëllimet e veta në Ballkanin Perëndimor.

“Në vazhdimësi Serbia me gjuhën e vet me veprimet e veta ka treguar një politikë jo stabilizuese përkundrazi destabilizuese jo vetëm ndaj Kosovës, por edhe Ballkanit në përgjithësi. Fitorja e Vuçiqit në Serbi dhe përkrahja nga nacionalistët serbë në Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Kosovë, tregon qartë se Serbia nuk është ndalur dhe nuk është duke u ndalë drejtë ecjes në rrugëtimin e saj për të arritur atë konceptin e vet, bota serbe. Për të arritur këtë nuk mundet në formë paqësore , përmes luftës ajo ka synim që të arrijë një qëllim të tillë”, ka thënë Kastrati në InfoMagazine

Kastrati ka folur edhe rreth asaj se a është e gatshme Kosova që t’iu përgjigjet sulmeve më të mëdha terroriste nga Serbia.

“Kisha thënë e kisha rekomanduar fuqishëm kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që t’i dëgjojë kërkesa e njësive speciale në përgjithësi, ata njerëz janë ata që e bartin komplet edhe rrezikun, edhe komplet barrën e këtyre sulmeve terroriste në atë pjesë të Republikës së Kosovës. Për këtë arsye, unë kam shumë miq dhe i njoh shumë mirë, janë në gjendje që të japin edhe jetën e tyre. Mirëpo, këta duhet të jenë të stimuluar dhe të paguar dhe duhet të jenë të pajisur ashtu siç ata dëshirojnë dhe është e paraparë me ligj”.

“Për këtë arsye si Republikë e Kosovës, si institucioneve të sigurisë janë të trajnuara dhe të gatshme të ballafaqohen me grupe më të vogla terroriste. Kurse nëse ndodh një sulm më i madh me njësite me shumë, atëherë KFOR-i si reagues i tretë është çdo herë në gjendje gatishmërie për t’i dal në ndihmë Policisë së Kosovës. Por edhe FSK-ja është këtu për ta kryer misionin e vet, bazuar në ligjet që janë të aprovuara në Republikën e Kosovës”, ka thënë Kastrati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme