Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se nuk kishte asnjëherë aferë me rezervat shtetërore. Ajo theksoi se Ministria që ajo drejton ka bërë punë të mirë që kanë blerë rezervat shtetërore.
“Shumë nga mendimet që janë dhënë prej shumë njerëzve, janë që është thirrur kjo çështje aferë. Nuk ka të bëjë asgjë me aferë, ka të bëjë me një punë të mirë të ministrisë dhe ekipit të ministrisë që kanë blerë rezervën shtetërore, që kanë siguruar popullin e Kosovës në kohën më të vështirë kur ishin të ndaluara produktet bazë për hyrje në tregun tonë sepse filloi me luftën në Ukrainë”, deklaroi ajo derisa tha se nuk ka çfarë të shtojë më shumë sesa vendimet e Gjykatës së Apelit e Gjykatës Supreme.
“Nuk kam çka të shtoj më tepër. Ju keni parë vendimet e Gjykatës së Apelit e Supremes që konstaton që nuk ka pasur bazë që zyrtarët e ministrisë të burgosen derisa nuk është konstatuar një vepër penale dhe unë ia lë këtë drejtësisë të veprojë sipas ligjeve në fuqi sepse është një ligj për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar e një për Rezervën Shtetërore, e jam këtu për të përkrahur që e drejta të dal në dritë”, tha Hajdari në “RTK Prime”.
Kur foli për intervistimin e saj, ministrja Hajdari tha se është e gatshme për intervistim, sipas ligjeve në fuqi.
“E konkludoj që për zyrtarët e ministrisë flet vendimi i Gjykatës së Apelit e asaj Supreme. Sa i përket intervistimit tim, jam e gatshme për çdo intervistim sipas ligjeve në fuqi dhe pres që të zbatohet Ligji për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar e Ligji për Rezervën Shtetërore dhe të tjera në fuqi dhe nuk më takon të shpalos më shumë për një sekret shtetëror”, theksoi ajo.
Hajdari tha se si ministre nuk ka qenë as e përfshirë në negocim, as në blerje, as në pranim, as në dorëzim.
“A jeni ju prokuror. Ju lutem mbylleni këtë temë sepse është çështje sekrete”, i tha Hajdari gazetarit.
“Se kur e mbyllë temën e vendosë unë”, i tha tutje Vishaj ministres që po e intervistonte.
“Sipas nenit 52 të Ligjit për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar çdo dhënie e informacionit të pjesërishëm apo të plotë sekret është vepër penale”, deklaroi Hajdari që tha se po e shfrytëzon të drejtën të mos i përgjigjet pyetjeve për këtë çështje.
Parashqevi Simaku dërgon mesazh të paharrueshëm nga New York...
Parashikimi i motit në Shqipëri, si do variojnë temperaturat...
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63