Google ADS

A janë të sigurta llogaritë e shtetit, tregon eksperti i kibernetikës

18:07 | 22 Tetor 2020
Arditë Shkodra

Gjatë ditë së djeshme u raportua se janë vjedhur mbi dy milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Mentor Hoxhaj në një intervistë për arbresh.info tregon se sa janë të sigurta llogaritë bankare të institucioneve shtetërore në Kosovë.

Hoxhaj konsideron se llogaritë bankare janë të sigurta në bankë mirëpo gjithçka ka të bëjë me personat të cilët kanë qasje në ato llogari.

“Llogaritë bankare të institucioneve shtetërore janë relativisht të sigurta në bankë, po flasim sa janë të sigurtë dhe sa janë të përgjegjshëm personat të cilët kanë qasje në ato llogari”.

Deri më tani vetëm një person është arrestuar për këtë vjedhjen e mbi 2 milionë eurove, kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim./ArditëShkodra/arbresh.info

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Të ngjashme