Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ishte në vizitë zyrtare në Uashington, të cilën e cilësoi si të jashtëzakonshme për interesat e Kosovës.
Ai është takuar me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA Robert O’Brien si dhe të dërguarin e posaçëm të presidentit për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, shkruan portali arbresh.info.
Ndërkohë presidenti serb Aleksandar Vuçiq se në takim e tij me dyshen e lartëpërmendur ishte edhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner që është Këshilltar Special i presidentit.
Arbresh.info ka tentuar të marrë vesh nëse në takimin Thaçi-O’Brien-Grenell ishte poashtu prezent Kushner.
Një gjë e tillë as nuk është pohuar dhe as mohuar.
Gjersa prania e paparalajmëruar e dhëndrit të Trumpit në takimin me Vuçiqin thuhet të ketë çuar në një bisedë që ka zgjatur një orë.
Prania e tij në takim thuhet të jetë bërë me ftesë të ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell.
Jared Kushner, si Këshilltar Special i presidenti Donald Trump ka një ndikim të madh në politikën e jashtme. Ai është personi i cili është përfshirë direkt në politikën e SHBA-ve për Izraelin dhe Palestinën edhe pse ai nuk ka përvojë të diplomacisë së Lindjes së Mesme./arbresh.info/
Në takimin e Vuçiqit me Grenell prezent ishte edhe dhëndri i Trumpit
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?