Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, u prit nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e porosia ishte e qartë se procesi i dialogut duhet të përparohet deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Kosovës, e që përkushtimi i Gjermanisë e Francës nuk ka munguar e nuk do të mungojë.
Ndërsa në lidhje me spekulimet në mediat serbe se ekzistonte një “ofertë” e caktuar nga Gjermania që Serbia të njohë Kosovën dhe si kthim të marrë një investim të madh, Brnabiq ka thënë se ato janë të pasakta.
“Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë në këtë. Kompanitë gjermane nuk varen nga shteti gjerman. As dikush nuk është aq ndikues dhe i besueshëm siç është Angela Merkel nuk mund të ndikojë në atë se ku të investojnë kompanitë gjermane”, tha Brnabic.
Në konferencën e përbashkët për media të të dy udhëheqëseve të shteteve Merkel tha se nuk mund të thotë asgjë sot rreth raporteve që u shfaqën rreth caktimit të të dërguarit të Gjermanisë e Francës për dialogun mes Prishtinës e Beogradit.
Merkel shtoi Gjermania e Franca kanë provuar, dhe vazhdojnë të provojnë, që të nisë dialogu, e të bëhet diçka rreth çështjes së vendosjes së taksës nga Kosova për prodhimet e Serbisë.
Ana Brnabic në anën tjetër tha se e vetmja pikë ku nuk pajtohen Serbia e Gjermani është Kosova, e shtoi se kjo nuk do të thotë se nuk duhet të vazhdohet të bisedohet pasi pa zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës dhe pajtimit mes shqiptarëve e serbëve nuk do të ketë ardhmëri të ndryshme për Ballkanin./gazetametro
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...