Përplasjet pushtet-opozitë rreth temave të ashtuquajtura të mëdha në Kuvend dhe jashtë tij, kanë nxitur dy subjektet opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen që të shfaqin kërkesën për zgjedhje të parakohshme.
Por monitoruesi i Kuvendit, KDI, thotë se këto zgjedhje nuk do të ishin në favor të fazës së fundit të dialogut me Serbinë.
Artan Murati nga ky Institut, ka thënë për rtv21, se Kuvendi nuk guxon të mbetet i bllokuar edhe pse sipas tij nuk është funksional as tani, përcjell lajmi.net.
Ai ka theksuar se pozita nuk i ka votat e mjaftueshme për marrjen e vendimeve por as opozita nuk i ka votat për rrëzimin e qeverisë.
Vjosa Osmani nga LDK ka thënë se kjo parti nuk do ta ndryshojë qëndrimin.
Sipas saj, rrethanat aktuale po e parandalojnë unifikimin e spektrit politik.
E deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka theksuar se ju duhen edhe 4 vota nga deputetët e pozitës për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.
“Për ta rrëzuar qeverinë duhen 61 vota, na duhen 3 apo 4 vota të deputetëve të cilët nuk janë pjesë të opozitës. Për të ardhur deri te kjo situatë ne si opozitë duhet të koordinohemi edhe për veprimet brenda kuvendit të Kosovës”, është shprehur Haxhiu.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...