Google ADS

A është ky sugjerimi më serioz dhe më kritik që Ramiz Kelmendi i bënë LDK-së

23:13 | 25 Gusht 2019
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës (tashmë të shpërbërë) nga radhët e LDK-së, ish-zëvendëskryeministri dhe biznesmeni i njohur kosovar Ramiz Kelmendi ka dalur në mbrëmje me një shkrim në faqen zyrtare në facebook, i cili duket të jetë prej sugjerimeve më serioze për partinë e tij, LDK-në, e që dukshëm kalon edhe në kufinjët kritik për këtë subjekt.

Shkrimi i z.Kelmendit tërheqë vërejtjen mbi penalizimet që LDK i ka bërë individëve dhe personave autoritativ në këtë subjekt duke vënë parakushte dhe kushte mbi modelet konkurruese për pozitat e rëndësishme.

Kelmendi përmend dhe komenton në shkrim dy prej kushteve që LDK i ka vënë për modelin e kandidaturës për kryeministër nga ky subjekt si dhe potencon rrezikun e bashkëpunimit me individ dhe subjekte të cilët nuk respektojnë gjenezën e LDK-së, duke aluduar tek ‘Vetëvendosje’. Kelmendi më tej shprehë frikën e mundësisë së tejkalimit të autorizimeve të partisë nga ana disa individëve në LDK.

Kelmendi, shkrimin e mbyllë duke cituar ambasadorin amerikan në Kosovë, z.Kosnett, se: Kundërshtarët politik nuk janë armiq dhe duhet kuptuar si garë për të bindur qytetarët se platforma e jonë është ajo e cila realizon ëndrrat e çdo qytetari në paqe.

Ndryshe, pak orë para këtij shkrimi, ‘RADIO 1’, raportoi nga burime të saja rreth një takimi të sotëm në mes të kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj me Ramiz Kelmendin në Pejë.

Dy ditë më parë kompaninë e z.Kelmendit e vizitoi edhe Kryetarit i Kuvendit (tashmë të shpërbërë) dhe i PDK-së Kadri Veseli.

Takimet e liderëve politik të rëndësishëm, me Ramiz Kelmendin, shihen si mundësi e qasjes së tyre ndaj ndonjë informacioni në raportin LDK – Ramiz Kelmendi, për të cilin ky i fundit nuk ka njohuri zyrtarisht nga ana e LDK-së.

Ramiz Kelmendi ishte prej të parëve në LDK që kishte dalur hapur në mbështetje të kandidaturës së Isa Mustafës për kryetar të LDK-së, ndërsa që në këtë shkrim ai vie edhe me formulën e tij të propozuar, të zgjidhjes së çështjeve mbi procesin në vazhdim që e pret LDK-në.

“Si duhet vepruar LDK që të mos hyjë në rrugët qorre!

LDK gjendet në një pozitë që kërkon zgjidhje të zgjuar. Po kthehemi pak në retrospektivë! Zgjedhjet dhe Kuvendi zgjedhorë kaluan për mrekulli, jo pse kishte unitet, por sepse nuk u kriju hapësira për gara përbrenda strukturave të partisë por duke emëruar z.Isa Mustafa kandidat për kryetar të LDK, propozim ky i cili rezultoi pozitiv.

Tani është sfida më madhe, sepse kryetari është në trajtim shëndetësorë, gjë që i kufizon lëvizjet e tij për takime me elektoratin dhe kjo nxitë apetitete që të nominohen si bartës liste dhe kandidat për kryeminister, kontribuesit shumëvjeçarë të partisë, kandidatët që kane mbështetje elektorole dhe kandidatët që kanë kontribut publik.

Propozimi i cili sipas meje zgjidhë çështjen është ky! Duhet që Kryetari i LDK-së të jetë bartës liste, sepse mbështetësitë e tij shumëvjeçarë do e votojnë, (Në të kundërtën do mungojnë disa vota), pastaj do duhej të rangohen në listën zgjedhore kandidatët për kryeministër (aq sa ka kërkesa të mbështetura). Me këtë formulë ju mundësohet të gjithëve që me tërë energjinë të kontribuojnë tek votuesit dhe të gjithë duhet të pajtoheshin me rezultatin e votimit.

Për tu ranguar në listë nga dy e tutje, duhet përdorur metoda e vetëpërzgjedhjes nga kutia, ku janë të vendosur numrat rendorë dhe një gjë e tillë do të perzgjidhë mospajtimet dhe do e lironte çdo mundësi të avansimit miqësorë.

Bartesi i listës nuk do jetë pjesë aktive e fushatës, së pari për nga kufizimet shëndetësore dhe së dyti duhet që pretenduesit të shpalosin mënyrën udhëheqëse.

Sipas mendimit tim, një shqetësim tjetër serioz po ndodhë mbi kushtet e paraqitura nga LDK për kandidatin e mundshëm! Po i analizojmë kushtet e LDK-së!

1. I dëshiruari i ndërkombëtarëve është çdonjëri në LDK, i cili nuk ka konflikt me ligjin. -Kjo në të kundërtën po na e jap përshtypjen se në mesin e kryesisë së LDK-së paska të tillë, të padëshiruar nga ndërkombëtarët.

2. Ata që janë në këtë rast anti PDK! -Me këtë kusht po hapet kaptina e kohës së luftës së shtrigave duke i shkuar në favor ndarjeve nga jashtë, në të vjetër, të mesëm dhe të rinjë. Kjo po ndodhë edhe pse Kuvendi dhe Këshilli drejtues ju kanë dhënë autorizime por sigurisht jo në këtë masë dhe së dyti, në mundë të mospajtohemi me strukturat e partive politike e kurrsesi me qytetarët mbështetës.

Nga këtu është edhe më i rëndë bashkëpunimi me liderë politik, që nuk e respektojnë gjenezën e LDK-së. Pra kushtet e tilla bëjnë apo nxisin qëndrimin qytetarë, miqësorë dhe biznesorë mes kundershtarëve politik dhe kështu bëjnë ndarjen mes qytetarëve dhe dëmtojnë të ardhmen politike të LDK-së. Nëse kemi dëgjuar, ju kujtoj Ambasadorin e SHBA-ve se; Kundërshtarët politik nuk janë armiqë dhe duhet kuptuar si garë për të bindur qytetarët se platforma e jonë është ajo e cila realizon ëndrrat e çdo qytetari në paqe.”-shkruan Ramiz Kelmendi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme