Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka pranuar se gratë deputete shpeshherë mund të jenë ndjerë jo mirë, në situata të caktuara, për shkak të gjuhës që është përdorur ndaj tyre nga kolegët burra.
“…Nuk ka mundur të jetë imun as Kuvendi ynë për shkak të gjuhës mizogjene, seksiste, kryesisht stereotipike, ndaj grave dhe ndaj vajzave”, ka thënë ai në një intervistë për KlanKosova.
“Kjo gjuhë të shqetëson aq më tepër kur e dëgjon ndonjëherë prej përfaqësuesve të popullit, të cilët duhet të jenë shembull për mënyrën se si shprehen dhe kulturën të cilën e reflektojnë dhe e pasqyrojnë në shoqëri”, u shpreh ai.
Sipas Konjufcës, gjuha dhe sjellja e deputetëve do të duhej të ishte frymëzuese, sidomos për rininë dhe fëmijët, në mënyrë që ata mëpastaj të krijojnë bazat e koncepteve për barazinë dhe të drejtat e grave dhe vajzave.
“Mënra se si i perceptojmë ato është fundamentale për mënyrën se si sillemi mandej me gratë dhe vajzat”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”