Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve të reja nëse kërkohen në katër komunat veriore.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, raporton arbresh.info
Ai në një përgjigje për Arbresh.info ka deklaruar se e kanë për detyrë nga Kushtetuta e Kosovës, organizimin e proceseve zgjedhore në vend.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i pavarur dhe i përhershëm i paraparë, me Kushtetutë të Republikës së Kosovës, dhe për detyrë kryesore e ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që shpallen, prandaj në këtë drejtim ne si KQZ, shprehim gatishmërinë për të përmbushur detyrat tonat, që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, për organizimin e një procesi zgjedhor nëse një gjë e tillë kërkohet nga ana e KQZ-së”, tha Elezi.
Ndërkaq se sa kanë kushtuar zgjedhjet e mbajtura më 23 prill, Elezi tha se deri në fund të muajit do të dalin me një raport.
“Ne nuk mund ta dimë se sa mund të kushtojë një proces, eventual zgjedhor, natyrisht se pasi të shpallet një proces i tillë, atëherë KQZ-ja, bën planifikimin buxhetor ku parasheh përafërsisht se sa mjete i duhet KQZ-së, për të organizuar një proces zgjedhor. Sa i përket zgjedhjeve të fundit të cilat janë mbajtur më datë 23 prill, KQZ-ja ka planifikuar rreth 500 mijë euro për organizimin e procesit zgjedhor, pra ky ka qenë vetëm një planifikim buxhetor dhe jodomosdoshmërisht, mjete të shpenzuara. Jemi aktualisht në fazën e përgatitjes të një raporti të detajuar ku do të dimë saktë se sa nga këto mjete janë shpenzuar nga ana e KQZ-së për organizimin e këtyre zgjedhjeve Raporti nga ana e KQZ-së se sa kanë kushtuar zgjedhjet e datës 23 prill, do të jetë i gatshëm deri në fund të këtij muaji dhe aty do ta dimë saktë se sa nga këto mjete, pra të planifikuara prej 500 mijë eurove, janë shpenzuar për organizimin e zgjedhjeve të 23 prillit”, tha ai.
Dhe në fund Elezi nuk komentoi çështjen se OSBE-ja është përfolur që do të marrë rol në organizim të zgjedhjeve.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i komenton zhvillimet politike, KQZ ka dëshmuar që është institucion i cili përmbush detyrat kushtetuese dhe ligjore. Prej disa proceseve zgjedhore që nga viti 2020, KQZ-ja si institucion ka realizuar me sukses detyrat për organizimin e proceseve zgjedhore edhe në këto 4 komuna, prandaj ne shprehim gatishmërinë për të përmbushur detyrat tona që dalin nga Kushtetuta dhe ligjet në fuqi, nëse një gjë e tillë kërkohet nga ana e KQZ-së.”, tha në fund Elezi.
Kujtojmë se BE dhe ShBA kanë kërkuar që të mbahen zgjedhje të reja në 4 komunat veriore me shumicë serbe./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend