Duke marrë parasysh se sistemi i drejtësisë në Kosovë pas dhunimit të 11 vjeçares po shihet si i dështuar, procesi i Vetting-ut duket se do të jetë edhe më i domosdoshëm.
Rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës sipas analistes politike, Ardiana Thaçit ka qenë i rëndësishëm që kur janë themeluar institucionet e drejtësisë sepse kanë hyrë shumë njerëz që nuk kanë qenë të politizuar.
Megjithatë sipas Thaçit duhet të ketë komisione që e bëjnë siç duhet procesin e Vetting-ut.
“Vetting-u është shumë i domosdoshëm megjithëse do të duhej të ketë komisione të cilat kanë me e bo ashtu siç duhet Vetting-un, kanë me pas asocim përnime, kanë me verifiku figurat që janë në sistemin e drejtësisë”, deklaroi Thaçi për arbresh.info.
Tutje Thaçi u shpreh se ka shumë njerëz në sistemin e drejtësisë që nuk e meritojnë të jenë aty dhe për këtë rastet nuk i kanë trajtuar mirë.
“Nuk po them që në sistemin e drejtësisë nuk ka njerëz të mirë, por ka shumë njerëz që nuk e meritojnë edhe për shkak të neglizhencës së tyre edhe për shkak të rasteve te cilat nuk i kanë trajtuar siç duhet me kalimin e kohës”, shtoi ajo.
Përveç kësaj, Thaçi mendon se nevojitet edhe verifikimi i shkollimit sepse niveli i arsimit në Kosovë nuk ka qenë në nivel të duhur.
“Ajo çka mendoj duhet edhe një verifikim të gjithë shkollimit që e ka bërë. Ne e dimë se i gjithë sistemi i arsimit në Kosovë nuk ka qenë në nivel të duhur edhe gjithkush ka mundur me marrë një diplomë qoftë në sistemin e drejtësisë apo më lartë në jurispodencë dhe gjithçka tjetër. Realisht ka qenë një verifikim i mëhershëm që është bërë nga strukturat e Bashkimit Ndërkombëtar që kanë qenë në Kosovë EULEX-i e këta por duhet një verifikim më i pastër”, tha ajo.
Gjithsesi, Thaçi është kundër deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe kryeministrit Albin Kurtit, ku thonë së 80 për qind e sistemit nuk është i duhuri.
“Megjithëse jam kundër njollosjes së gjithë sistemit të drejtësisë dhe nuk i përkrah aspak deklaratat e Ministres së Drejtësisë dhe Kryeministrit ku thonë se 80 për qind e sistemit nuk është i duhur. Unë mendoj se ndoshta me i hekë 40 për qind nuk e meritojnë, por jo 80”, shtoi në fund Thaçi.
Instituti i Kosovës për Drejtësi vazhdimisht ka potencuar se Vetting-u është i domosdoshëm në Kosovë thotë juristi, Ehat Miftaraj, duke shtuar se nuk duhet të ndërlidhet me asnjë rast të ndodhur.
“Instituti i Kosovës për Drejtësi në vazhdimësi e ka potencuar se Vetting-u në Kosovë është i pa alternativë. Sidoqoftë mbesim në atë se Vetting-u asnjëherë nuk duhet të ndërlidhet me një rast të caktuar qoftë ky rast shumë i ndjeshëm i viktimës 11 vjeçare”, tha Miftaraj për arbresh.info.
Ai deklaroi se dështimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve në 10 vitet e fundit e kanë bindur komisionin e Venecias se Vetting-u duhet të ndodh në Kosovë.
“Dështimet e sistemin gjyqësor dhe prokurorial në vazhdimësi në 10 vitet e fundit, mungesa e integritetit, mungesa e profesionalizimit, efikasitetit kanë bindur edhe komisionin e Venecias se Vetting-u në Kosovë duhet të ndodhë në formën dhe mënyrën që ka propozuar ky komisioni”, shtoi Miftaraj.
Vetting-u është proces i rivlerësimit të figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ka për qëllim rritjen e tyre profesionale, luftimin e korrupsionit dhe ndikimin e krimit të organizuar, politikës apo elementëve të tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.
Procesi i Vettingut konsiderohet i rëndësishëm edhe nga kryeministri Kurti dhe ministria e drejtësisë Haxhiu, gjithashtu ajo përkrahet edhe nga grupet parlamentare të Kosovës./arbresh.info/EjonaHyseni/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...