Doarsa Kica-Xhelili qe mbrëmë e ftuar në Rubikon me Adriatik Kelmendin, ku foli ekskluzivisht për vendimin e saj për t’u larguar nga Lista Guxo.
Gjatë rrëfimit të saj, ajo përmendi disa herë, se ka pasur dy-tre takime me presidenten Vjosa Osmani, së cilës siç zbuloi ajo, përveç komunikimit fizik, i ka konfirmuar kalimin e saj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, edhe përmes një shkrese, përcjell klankosova.tv.
Derisa komentonin një fotografi nga një takim të së dieles, siç e quajti miqësor, me presidenten Vjosa Osmani dhe tashmë kryetarin e Guxo, Faton Pecin, ajo u pyet nëse e ka informuar të paren e shtetit lidhur me këtë vendim të saj.
‘’Po. Nuk më kujtohet kur jam takuar me të por e di se kam pasur dy apo tre takime me të lidhur me këtë çështje. Një herë ka qenë takimi ku i kam treguar që kam dhënë dorëheqje nga Guxo, e pastaj ka qenë një takim i radhës, ku iu kam thënë se jam duke e menduar daljen plotësisht nga Grupi Parlamentar dhe bashkëngjitjen në LDK, dhe më pas ia kam konfirmuar që përfundimisht kam vendosur të dalë në LDK dhe kjo e gjitha pa qenë aspak në domenin publik. Dhe jo vetëm presidentes, por edhe kryeministrit. Edhe me kryeministrin Kurti jam takuar edhe para edhe pas vendimit’’.
Se cili ka qenë shkaku pse Doarsa Kica-Xhelili e ka informuar për çdo detaj rreth këtij vendimi të saj, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, ende nuk është e qartë.
Megjithatë, lidhur me këtë përfshirje në këto raste të takimeve si Kica-Xhelili dhe Osmani-Sadriu, në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, neni 88 i specifikuar si (Papajtueshmëria) përcakton qartë se 1. Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër publik dhe 2. Pas zgjedhjes, Presidenti nuk mund të ushtrojë asnjë funksion në parti politike.
Se a e ka shkelur presidentja Vjosa Osmani në këtë rast Kushtetutën e Republikës së Kosovës, mbetet ende një dilemë.
Megjithatë, ato duket të mos jenë takimet e vetme ku presidentja Osmani shihet me zyrtarë partiakë.
Kujtojmë që e para e shtetit, edhe të mërkurën, kur pritej të mbahej kuvendi i parë zgjedhor i Guxo, u pa të ketë zhvilluar takim me ministren Donika Gërvalla-Schwarz si dhe ministrin Faton Peci, të dy tashmë të zgjedhur si kryetarë të listës që ajo përfaqësonte.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...