Google ADS

A e pyeti Gazmend Muhaxheri dikë në LDK për koalicion me PDK’në në Pejë?

15:43 | 19 Prill 2018
M. A.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se për koalicionin ndërmjet LDK-së dhe PDK-së në Pejë, duhet të pyetet vetë Gazmend Muhaxheri.

I pyetur nga Periskopi, nëse Muhaxheri e ka marrë miratimin e partisë dhe nësë është i natryshëm një koalicion i tillë me PDK-në, Veliu, ka thënë se Muhaxheri i dinë më së miri se si i ka punët në komunë, dhe ai i ka pas parasysh të gjitha rrethanat kur e ka nënshkruar koalicionin.

“Më konkretisht iu përgjigjet ai, sepse unë jam jashtë vendit. Nuk mund ta vlerësojë nga këtu, se Gazmendi është edhe anëtar i Kryesisë, dhe sigurisht ai e ka më të qartë situatën se qysh e ka në komunën e tij. Ai ka parasysh gjithë faktorët”, ka deklaruar nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, për Periskopin.

Se a do të ndikoj negativisht ky koalicion në nivelin e përgjithshëm të LDK-së, kur dihet se PDK-ja është një prej rivalëve kryesor politik, Veliu është shprehur se tashmë nëpër komuna janë bërë koalicione të lloj-llojshme dhe se nuk beson që do të ketë ndonjë efekt.

“Unë nuk e besoj, sepse tashmë janë bërë koalicione të shumta në nivele lokale të ndryshme, të cilat nuk e besojë se kanë ndonjë farë efekti”, është shprehur Veliu.

Veliu nuk ka pranuar të flas më tepër për këtë zhvillim.

“Nuk mundëm më tepër me iu thënë asgjë, pyetne Gazin”, ka përfunduar Veliu.

Periskopi ndërkohë ka provuar që të kontaktojë edhe kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, por kontakti ka qenë i pamundur.

Ndërkohë dje në Pejë, Gazmend Muhaxheri si kryetar i Komunës ka nënshkruar një koalicion me PDK-në, marrëveshje prej së cilës PDK-ja fiton edhe një drejtori në Komunën e Pejës.

Ndryshe Muhaxheri, është deklaruar se aspiron që të jetë edhe kandidat i LDK-së për kryeministër të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme