Në çastin kur doli nisma e Presidentit të Republikës për krijim e ushtrisë, ndodhi edhe ajo që pritej në nivele të caktuara prej shoqërisë së Kosovës dhe prej mediave që rrënjët e themelimit i kanë prej kohës së pushtimit serb.
Në një qëndrim të analistit Halil Matoshi në një nga emisionit ku ai edhe shpreh opinionet e veta një herë në javë, tha se atëherë kur ishte siguruar vota e komunitet serb për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese në këmbim të vazhdimit të një mandati të rezervuar për komunitete, shumica e shoqërisë civile kishte qenë kundër.
Natyrisht analisti Matoshi nuk la pa përmendur se edhe politika kishte bërë një gabim të pafalshëm se kishte bërë politikë me gjëra shtetërore e të atdheut që nuk bëhen politikë. Madje ai e kishte shkruar në atë kohë edhe një shkrim autorial.
Analisti i pavarur dhe i njohur për qëndrime origjinale, pavarësisht se kush pajtohet ose se si qëndrojnë pikëpamjet e tij në relacion me të vërteten, kishte të drejtë në një drejtim: mendimi i tij ishte shëndetshëm, i artikuluar, i hapur dhe i vënë publikisht për ballafaqim.
Mirëpo, në anën tjetër, mediat që vijnë kryesisht nga shkolla jugosllave, janë çuar peshë me propozimin e Presidentit Thaçi, duke shpikur çdo gjë që është e mundur për t’i krijuar realitet sikur Kosova të mos e kishte shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt 2007.
Dukej sheshit se logjika e vasalëve ishte po aq e natyrshme për të qenë e varur gjithmonë në rrjedhën e logjikës që ata thjesht shprehin.
Madje analistët e shkollës jugosllave të zhytur prej kohës në histeri të mendimit, nuk hezitojnë të japin qëndrime sikurse e mbronin dikur Jugosllavinë, kur ajo shpërbehej tashmë nga procesi i natyrshëm i investimit të Proviencës Perëndimore për më shumë se katër dekada.
Nostalgjikët jugosllavë janë duke shkuar aq larg se janë duke e përdorur të njëjtën taktikë që e përdorën edhe në kohën kur i mbronin ndryshimet Kushtetuese të kohës së diktatorit pushtues, Sllobodan Millosheviq.
Veprimet e tyre në atë kohë kishin ndodhur deri brenda muajit mars 1989, kur edhe përmbyset rendi Kushtetues i Kosovës, me ç’rast Serbia e merr nën juridiksionin vetë Kosovën me dhunë e tanke.
Ishte hera e parë që Kosova hyri brenda Serbisë në historinë e ekzistencës së saj. Në këtë rast mund të na ndihmojë studiuesi anglez Malkom, i cili kishte konstatuar: «Kosova nuk ka qenë kurrë e inkorporuar ligjërisht brenda shtetit të Serbisë». Madje ai e saktëson qëndrimin në këtë drejtim duke shtuar «Kosova nuk ka qenë kurrë e inkorporuar ligjërisht brenda shtetit të Serbisë as sipas standardëve të së drejtës Ndërkombëtare». Për ta përmbyllur qëndrimin në konstatimin e tij se shqiptarët e Kosovës nuk janë bërë qytetarë të Serbisë, por ndërkohë janë bërë pjesë e Jugosllavisë».
Shkolla jugosllave sa më shumë që po kalojnë vitet aq më shumë po përmbyset shpirtërisht brenda vetvetes së saj. Nuk ka qëndrim të tyre të cilit nuk mund të mos i vihet re doza e mbingarkuar e histerisë dhe e një mendimi të sëmurë rëndë dhe shpirtërisht.
Natyrisht në këtë drejtim nuk mungojnë as zërat qyqarë të ndonjë deputeti të dëshpëruar, që duke dalë gjoja në mbrojtje të partneritetit me ndërkombëtarët, duan më shumë pastrimin e biografive personale të përlyera deri në fund.
Qëndrimi i zëvendësndërmjetësi të OKB-së për statusin e Kosovës, Albert Rohan, këto ditë ishte, shumë i qartë: «Por ajo e ka një Ushtri. A mund të më qartësohet se cili është dallimi ndërmjet Forcave të Sigurisë dhe një Ushtrie».
Nisma e Presidentit dhe institucionet e Kosovës nuk kanë thënë kurrë se draftligji për FSK do të jetë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin aktual të Kosovës.
Ai ligj do të ketë plotësime e veta jo më shumë. Kjo do të thotë se në të do të avancohet procesi ligjor i FSK në pajtim me zhvillimet e kohës dhe në pajtim me frymën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës në tri shtylla ekzistues: në mision, në detyra dhe në kapacitete.
Po të dëgjohej gjithmonë një pjesë e menaxhmentit të klasës politike, Kosova ishte duke fjetur akoma në shtratin e diktatorit pushtues Millosheviqit dhe të Mirës.
Natyrisht se liria e Kosovës u takon edhe atyre sa edhe patriotëve apo të zakonshmëve. Por është liri edhe të thuhet e vërteta midis nesh ndonjëherë.
Kosova nuk do të ishte bërë kurrë e pavarur me të tillët dhe Kosovë nuk bëhet kurrë me media e politikanë të kohës së anadollake, të cilët rastësisht duket sikur përkojnë edhe në formë edhe në përmbajtje me atë epokë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...