Nëse institucionet shëndetësore në vend rekomandojnë që të bëhet testimi i nxënësve ndaj Covid-19 para fillimi të vitit të ri shkollor, komuniteti i arsimit nuk do ta kundërshtoj këtë kërkesë.
Pasi që shumë vende në botë do të testojnë fëmijët para fillimit të ri shkollor, kryetari i Sindikatë së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashari, thotë se kjo çështje iu mbetet shkollave që të angazhohen në këtë drejtim.
“Është një detyrë shumë e vështirë kjo po që ju mbetet shkollave, drejtorive arsimore dhe prindërve të angazhohen për nxënësit, ngase ne nuk e kemi të drejtën që të merremi me nxënësit ngase ajo e jona është që ne të vaksinohemi dhe duke këshilluar edhe nxënësit që edhe ata t’i mbrojmë sa më shumë që viti shkollor të ketë rrjedhë të mbarë”, u shpreh Jashari për EO.
“…jo do të jetë një problem shtesë pasi që e rrezikon dukshëm edhe rrjedhën e mbarë të vitit të ri shkollor”, tha ai.
Ai thotë se kërkesën për testimin e nxënësve para fillimit të vitit të ri shkollor, iu takon drejtorive komunale të arsimit, pasi që thotë se nëse kërkesa vjen nga SBAShK, ai potencon se do të kritikohen.
“Po i mbetet drejtorive arsimore ta bëjnë këtë kërkesë ngase ne angazhohemi ne këtë çështje njerëzit mund të thonë që SBAShK po i del punë edhe me nxënësit, do të ishte mirë që ta kemi një pasqyrë reale të situatës që të testohen pasi nëse shteti edhe institucionet e shohin të udhës që të fillojë edhe vaksinimi i moshave të reja me qëllimin e vetëm që edhe ata ta kenë një mbrojtje, duke qenë të gjithë të mbrojtur”, shtoi Jashari.
“Punëtorët e arsimit janë të gatshëm për vitin e ri shkollor, nga takimet që i kemi pasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci te ata kanë ardhur raporte se janë duke u përgatitur dhe pjesën më të madhe e kanë bërë, uroj që raportet e DKA-ve që kanë arritur në MAShT-i të jenë të sakta”, përfundoi ai.
Ndërsa, drejtori i institutit “Edguard”, Rinor Qehaja, thotë se një rekomandim i tillë nga institucionet shëndetësore duhet të mirëpritet nga komuniteti i shkollës.
“Unë vlerësojë që testimi i nxënësve por edhe vaksinimi i tyre nuk është hiç larg mendsh. Kemi praktika të tilla të vaksinimit, tashmë të filluar nga vendet perëndimore, dhe si rekomandim nga institucionet shëndetësore nga këto vende, dhe si tillë edhe për vendin tonë kur vije si rekomandim nga institucionet përgjegjëse atëherë duhet të mirëpritet nga komuniteti i shkollës si diçka që kontribuon tutje në sigurinë e shëndetin e tyre gjatë kësaj periudhe të pandemisë”, tha Qehaja.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë, Arbërie Nagavci, ka thënë se pavarësisht se institucionet arsimore janë të përgatitura për nisje të vitit të ri shkollor me prezencë fizike më 13 shtator, mirëpo pas takimit me zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, asaj i është rekomanduar që të respektohen masat aktuale edhe për një periudhë të caktuar.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës