Partia Demokratike e Kosovës, ende s’ka qëndrim se a duhet të shtyhet data e zgjedhjeve për katër komunat në veri të Kosovës.
Kështu ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend.
Tahiri ka thënë se si grup parlamentar opozitar nuk kanë ndonjë raport as nga institucionet e sigurisë dhe as nga drejtuesit e shtetit, kryeministri Albin Kurti, apo presidentja Vjosa Osmani, apo ndonjë rekomandim që më pas të dalin me qëndrim se a duhet të shtyhen zgjedhjet apo duhet të mbahen.
“Si grup parlamentar opozitar ne nuk kemi ndonjë raport i cili do të na rekomandonte, çoftë do të na informonte për gjendjen edhe do të na rekomandonte që të përkrahnim një gjë të tillë dhe në momentin që nga institucionet përgjegjëse. Drejtuesit e shtetit çoftë nga presidentja, çoftë nga kryeministri, çoftë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës apo Policia e Kosovës, nëse do të vjen një rekomandim i tillë, atëherë normalisht që edhe ne do të japim mendim”, ka thënë Tahiri.
Për situatën e tensionuar në katër komunat veriore Tahiri ia vë fajin komplet kryeministrit Kurti, duke i quajtur si veprime të pa përgjegjshme dhe të pa pjekura të cilat kanë quar në një gjendje jo normale.
“Si Parti Demokratike e Kosovës, për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të respektohet rendi Kushtetues në të gjithë territorin e Republikën e Kosovës. Pra, ajo pjesë e Republikës së Kosovës, e cila tashmë fatkeqësisht për një periudhë gjendët, është pa prokurorë, pa gjyqtarë, me një numër të kufizuar të policëve, pra në një gjendje jo normale të cilën e ka sjell Qeveria Kurti si rezultat i pa pjekurisë dhe lëvizjeve të pa përgjegjshme që kanë bërë në atë periudhë, pa dyshim që është shumë e dëmshme. Pra, ne prapë konsiderojmë që respektimi i kushtetutshmërisë është jetik”, ka thënë Tahiri.
Shefi i GP të PDK-së e sheh gjendjen e sigurisë atje jashtë kontrollit, jo ashtu siç duhet të jetë nga Institucionet e Republikës së Kosovës.
Tahiri kërkon nga Osmani e Kurti, të japin përgjigje dhe të dalin me plane konkrete se si duhet krijuar siguri që gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të votojnë dhe mos të jenë të frikësuar nga bandat kriminale.
Kujtojmë se zgjedhjet Komunale për katër komunat veriore të Kosovës, që janë me shumicë serbe, të cilat mbetën pa kryetar dhe asambleistë pas kërkesës së drejtuesve politik Lista Serbe, me urdhër të presidentit serb Aleksandar Vuçiç, që të dorë hiqen nga pozitat që mbajnë, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës, në atë kohë për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Zgjedhjet lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, po organizohen pas dorëheqjeve të katër kryetarëve të këtyre komunave më 6 nëntor të vitit të kaluar.
Këto dorëheqje erdhën pas vendimit të 5 nëntorit nga Lista Serbe për t’u larguar nga të gjitha institucionet zyrtare të Republikës së Kosovës, ku në to përfshihen edhe dorëheqja e gjyqtarëve, prokurorëve dhe zyrtarëve policorë serbë nga institucionet e Kosovës.
Kjo atëherë u bë për shkak të shkarkimit të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, me urdhër të nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjuriq u shkarkua për shkak të refuzimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.
Pas kësaj kryeministri Albin Kurti, kërkoi nga presidentja Vjosa Osmani, që të shpallen zgjedhjet atje për kryetarët e komunave dhe 4 asambletë komunale, të cilat presidentja i shpalli për 18 dhjetor dhe 25 dhjetor të vitit 2022, por të cilat më pas me rekomandim edhe të ambasadorëve të shteteve të QUINT-it që janë në Kosovë, shtyhen për katër muaj, pra ato u vendosën të mbahen me 23 prill të këtij viti./Arbresh.info/Pleurat Salihu/
Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Fe...
Sfidë e zbehtë dhe pa gola në “Air Albania”, Shqipëria dhe Ç...
Arta Nitaj bëhet nënë
Xheneta, Gjestit: Nuk më intereson edhe nëse ke pasur diçka ...
Përfshihet nga flakët vendi i depozitimit të mbetjeve në Vlo...
SHBA përgatit transferimin e pushtetit; Mekanizmi i ka fille...