Google ADS

A duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimi i ambasadorëve, flet profesori i diplomacisë Ibrahim Gashi

10:16 | 18 Maj 2020
M. A.

Profesori universitar, Ibrahim Gashi në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend ku ka komentuar punën 100 ditëshe të qeverisë Kurti.

Gashi, shkrimin e shtatë ambasadorëve për të cilët thotë se nuk është koha të shkarkohen.

Sipas tij shefi i diplomacisë,  Glauk Konjufca është ngutur me shkarkimin e ambasadorëve.

“Edhe pse bëhet fjalë për ambasador politik Kosova është  në një proces të konsolidimit të shërbimit diplomatin në një proces të krijimit të një kontingjentit  të diplomatëve të karrierës, ne ende nuk kemi shumë diplomat të karrierës dhe këta që janë apostrofuar prej ministrit si diplomat politik kanë pasur piromanen jashtëzakonisht të mirë si ambasador. Është dashtë të shihet përformancat e tyre radhë të parë”.

Si ish diplomat thotë një shtet si Kosova del jo serioz nëse i ndërron ambasadorët sa herë që i ndërron qeveritë.

“Nuk është serioze për një shtet se si të nderohet qeveria me ia ndërpre mandatin një ambasadori të suksesshëm sepse i lëndon marrëdhëniet me shtetin nuk është punë e mirë. Edhe ambasadorët e rinj nuk do ta kenë të lehtë me i kap detyrat nëse iu kish munguar përvoja diplomatike”.

Gashi e këshillon Konjufcen që të ketë koordinim të plotë me presidentin në politikën e jashtme.

“Është hera e parë që ministri e kërkon shkarkimin e ambasadorëve e presidenti nuk e miraton pra mendoj që nuk është momenti I duhur që të bëhen zëvendësimet e ambasadorëve Kosova”.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme