Analisti Fatos Lubonja ka folur sot mbi mundësinë e rikthimit të vizave për shqiptarët, duke marrë shkas edhe nga kërkesa e autoriteteve holandeze.
I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24” Lubonja theksoi se kjo çështje duhet të shihet nga brenda, se ku buron problemi. Sipas tij shqetësim kryesor mbetet fakt që Shqipëria është prodhues dhe eksportues krimi, ndërsa shtoi se sistemi në vend ka degraduar.
“Unë nuk e shikoj më së pari si shqetësim a do mund të dalin shqiptarët jashtë shteti apo jo, pasi këtu manipulohet.
Shqetësimi kryesor është fakti që Shqipëria është bërë prodhuese, eksportuese krimi, që janë jo vetëm jashtë shtetit, por edhe brenda. Nëse do isha në rolin e ndërkombëtarëve, një qasje më e thellë është po të shohim ca ndodh atje, që këtej na vinë kriminel.
Çfarë shkollash ka atje, ça ndodh atje. Kështu analizohet kur bëhet emigracioni, siç mund të jetë ai afrikan.
Ti shih numrin e tonëve të drogës që po kapen, shiko numrin e vrasjeve që po ndodhin brenda vendit, dhe ky është thelbi i problemit. Këtu i qasesh kështu na hoqën vizat, i dhanë….unë them se kush e prodhoj këtë krim.
Krimi dhe njeriu kriminal filloi që nga politika në vend. Rama në 2013 thoshte se Shqipëria është vendi ku nuk jetohet si njeri i ndershëm, se të korrupton.
Dhe ja ça do të thotë kjo. Unë jam kundra se hapave para dhe atyre pas i matim me ato çka thonë të huajt. Unë mendoj që duhet t’i bëjmë ne veten analizës për të parë se ku jemi. Unë mendoj se jemi pas në shumë aspekte.
Edukimi, se sa ke njerëz të kulturuar dhe sa ke nga ata që jetojnë mes krimi. Sistemi në vend ka degraduar”, tha Lubonja. /albeu.com
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...