KQZ’ja ende pa përgjigje konkrete se a do t’i lejohet Kurtit të garojë për deputet.
Juristët thonë se aktvendimi që rrëzoi qeverinë Hoti, ka pamundësuar garën e Kurtit në zgjedhje nacionale.
Vitin e kaluar garoi për kryeministër në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Njëjtë ishte planifikuar të veprohej edhe në zgjedhjet tjera kuro që mbaheshin.
Por, tash kur zgjedhjet e jashtëzakonshme janë afër, duket se ish kryeministrit më jetëshkurtër të vendit i është pamundësuar garimi në zgjedhjet nacionale.
Kjo për shkak të kësaj pike të aktvendimit që rrëzoi qeverinë Hoti, e cila u publikua nga Gjykata Kushtetuese mbrëmjen e së hënës.
Kreu i LVV-së u dënua me 3 janar të vitit 2018 nga Gjykata Themelore dhe periudha 3 vjeçare e këtij vendimi, skadon në fillim të vitit të ardhshëm.
Megjithatë Miftaraj sqaron se nga cili moment ligji e konsideron si dënim të formës së prerë.
Ndonëse mund t’i dalin pengesa në përpjekjet e tij për të hyrë në garën zgjedhore nëse ato mbahen së shpejti, Kurti nuk i mohohet mundësia për t’u bërë kryeministër.
Por, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk kanë ndonjë përgjigje konkrete rreth asaj se a do t’i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje ndonjë kandidati i cili është i dënuar me burgim brenda tri vitesh.
Ky vendim do merret pas publikimit të aktvendimit të plotë të Kushtetueses.
Edhe kandidati i Lëvizjes për kryeministër, që me 6 tetor doli si lideri më i votuar me 183 mijë vota, u deklarua të martën rreth kësaj çështjeje.
Albin Kurti u emërua kryeministër i Kosovës me 3 shkurt 2020 derisa e la zyrën e shefit të ekzekutivit me 3 qershor./orainfo/
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...