A do t’i bojkotojë zgjedhjet LDK?

12:14 | 11 Maj 2017
arbresh.info

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk ishte e pranishëm në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për konsultime rreth datës së zgjedhjeve.

Aty ishin të gjitha partitë tjera politike të shumicës dhe pakicës, dhe Lëvizja Vetëvendosje edhe pse ato të opozitës së deritanishme, nuk e njohnin Thaçin si të parin e shtetit, shkruan arbresh.info.

Por, pavarësisht mospjesëmarrjes së LDK-së, në këtë parti thonë se do të marrin pjesë në zgjedhje pas interesimit të arbresh.info se mosprania e tyre a do të thotë se do të bojkotojnë zgjedhjet e qershorit.

“Ne do të marrim pjesë në zgjedhje, por ne nuk i njohim rezultatet e marrëveshjes së koalicionit me PDK-në,” është shprehur Bajram Gecaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme