Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës mund t’u duhet edhe një partner i tretë për të formuar qeverinë, nëse me rezultatin përfundimtar ndarja e mandateve për të dyja do të jetë 31+29 ulëse. PDK është e bindur se ka siguruar 26 deputetë, pra 1 deputetët më shumë në dëm të LDK’së.
Analisti Blerim Vela në një përgjigje për Gazetën Express ka treguar se si do të mund të ndryshojnë hesapet me numra.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë duke vazhduar takimet për të harmonizuar programin, tash që po bëhen një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe nuk ka përfunduar plotësisht numërimi i votave.
KQZ-së ka bërë me dije se sonte në ora 21:00 do të nisë t’i numërojë edhe 1.806 pako me fletëvotime pas vendimit të Gjykatës Supreme që vendosi në favor të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Pavarësisht kësaj, partitë politike veçse e kanë një pasqyrë të qartë se kush nga kandidatët e tyre do t’i shijojnë ulëset e deputetit të Kuvendit të Kosovës për katër vitet e ardhshme.
Ajo se çka ka ndryshuar, janë ulëset për të cilat ishte raportuar se do t’i marrin dy partitë VV e LDK që kanë dalë të parat nga zgjedhjet, e që janë duke biseduar për të krijuar së bashku qeverinë e ardhshme.
Analisti Blerim Vela në një bisedë për Gazetën Express ka deklaruar se sipas informacioneve zyrtare, VV do t’i marrë 31 ulëse në Kuvend të Kosovës, LDK 29, PDK 26, ndërsa AAK 14.
“Mënyra se si bëhet ndarja e vendeve në Kuvendin e Kosovës është e përcaktuar me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme. Më konkretisht, për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës përdoret metoda e Sainte-Laguë që favorizon më tepër partitë e vogla sa ato të mëdhatë. Në aspektin teknik, kjo nënkupton se numri i përgjithshëm i votave të vlefshme të fituara nga secili subjekt politik pjesëtohet me 1,3,5,7 e kështu me radhë, derisa numri i pjesëtuesve të shfrytëzuar t’i përgjigjet numrit të plotë të vendeve në Kuvend. Sipas informacioneve deri më tani, katër subjekte politike shqiptare kanë arritur të sigurojnë përfaqësim në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Kështu, Lëvizja Vetëvendosje pritet të ketë 31 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 29 vende, Partia Demokratike e Kosovës 26 vende dhe koalicioni Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Social Demokrate të Kosovës 14 vende”, thotë ai.
Vela ka shpjeguar se si mund të ndryshojë rezultati pas vendimit të Supremes për numërim të 1806 pakove me fletëvotime.
“Për të ndryshuar ndarja e mësipërme e vendeve duhet që LVV ose LDK të kenë dallim të theksuar të votave me PDK. Pra, hipotetikisht gara është mes LVV dhe LDK për të marr mandatin e 26-të të PDK. Në rastin e LVV dallimi i saj dhe PDK duhet të jetë më i madh se 700 vota nga totali i mbetur, ndërsa, për LDK dallimi i saj me PDK duhet të jetë më i madh se 350 vota. Kështu që në teori është e mundshme të realizohet ndërrimi i ndarjes së vendeve, por, në praktikë është pak i mundshëm”, thotë analisti Vela.
Megjithatë, ai përmend edhe çështjen e pragut të Nisma-AKR-PD, pasi që për këtë koalicion thotë se me siguri që do të ankohen për rezultatin në PZAP dhe Gjykatë Supreme.
“Nëse PZAP dhe Gjykata Supreme e miraton ankesën e tillë, atëherë do të kemi ndarje të re të vendeve në Kuvend, pasi që koalicioni NISMA-AKR-PD do të jenë mbi pragun 5%. Pra, ndarja definitive e vendeve në Kuvendin e Kosovës do të dihet tek pasi të jetë certifikuar rezultati zgjedhor nga KQZ.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës po insiston që kanë siguruar 26 ulëse në Kuvend të Kosovës ani pse dolën të tretët nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Kështu kanë thënë sot gjatë ditës nga ky subjekt.
Nga partia e Kadri Veselit megjithatë thonë se duhet të pritet për 1806 kutitë nga diaspora për të cilat ka vendosur Gjykata Supreme, e të cilat mund të ndikojnë në ndryshim të rezultatit sa i përket numrit të ulëseve.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa ka thënë se janë duke pritur KQZ-në që t’i zyrtarizojë rezultatet për të ditur për numrin e ulëseve në Kuvend të Kosovës.
Në anën tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje po thonë se deri më tani iu është bërë e ditur se kanë siguruar 31 mandate, derisa Adnan Rrustemi përfaqësues i këtij subjekti thotë se kjo ndarje sigurt mund të dihet vetëm pas certifikimit të rezultateve, sepse janë duke pritur edhe për një numër të votave të diasporës.
Analisti Vela shton se në rast se LDK dhe VV do të vazhdojnë me ndarje të ulëseve 31+29, do të ju duhet një partner i tretë në qeverisje.
“Sipas ndarjes momentale të vendeve, LVV dhe LDK kanë 60 vende në Kuvendin e Kosovës dhe kjo nuk mjafton per votimin e përbërjes së re të qeverisë dhe programin e saj. Natyrisht, siç është e definuar në Kushtetutë dhe praktika parlamentare, pjesë e shumicës qeverisëse do të jenë partitë që përfaqësojnë komunitetet minoritare. Kështu që, qeveria e re do të ketë mes 69 dhe 70 deputet që e mbështesin atë në varësi te faktit se a do te mbështetet apo jo nga deputeti që përfaqëson komunitetin goran. Ky numër i deputeteve potencial qe do te mbështesin qeverinë bazohet në premtimin e Lëvizjes Vetëvendosje për mospërfshirje formale te Listës Serbe në qeverinë e re”, ka deklaruar ai.
Nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve kanë thënë sot gjatë ditës se votat e mbetura do të fillohen që të numërohen sot prej orës 21:00, e pas kryerjes së tyre nëse nuk ka ankesë nga ndonjë subjekt apo koalicion do të mund të bëhet certifikimi i rezultateve.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...