Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë në një prej emisioneve në T7 se nuk beson që shumica parlamentare do të votojë për kalimin e ligjit që lejon tërheqjen e 30% nga kursimet në Trust nga ana e qytetarëve.
Ai ka thënë se ajo që ndodhi sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere tregoi që qeveria dhe trusti janë bërë aleate.
“Nëse e lerëosjmë rrjedhën deri tash dhe me vet faktin që nuk kali në Komision, jam skeptik që do të arrijë të përballojë shumicën parlamentare nesër.
Kjo pasi shumica parlamentare është bërë aleate me qeverinë. Sa për memorie. Trusti pensional i republikës sonë është në treg financiar dhe natyrisht që ka rënie dhe ngritje të saj por kryesisht kanë qenë pozitive dhe ka sjellë përfitime në kuadër të angazhimit të biznesit të saj. Janë mjete të grumbulluara.
Qeveria Hoti lejoi që të tërhiqen 10% për shkak të gjendjes që ishte. Tash qeveria ka bërë një ndarje linearë të fondeve. I ka dhënë 100 milionë euro.”, tha ai.
Tutje ai e cilësoi qëndrimin e qeverisë për këtë çështje sikur “skandaloz”“Tani qëndrimi i qeverisë është edhe më skandaloz.
Sot dolën me qëndrim ku thanë se nuk po lejojmë sepse nuk ka mirëqënie pensionale. Thanë se do të tërheqin njerëzit e pasur më shumë. Njerëzit e pasur nuk e kanë tërhequr as 10%. Ata nuk kanë nevojë. Por punëtorët që kanë nevojë të përballojnë këtë situatë”, përfundoi ai./arbresh.info/
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...