Babai i Haxhi Shalës, Xheladin Shala, ka ndërruar jetë sot. Nipi i të ndjerit konfirmoi lajmin, duke shprehur se gjyshi i tij u largua me dhimbjen për djalin që ndodhet në paraburgim në Hagë.
Arbresh.info ka dërguar pyetje në Gjykatën Speciale për të mësuar nëse Haxhi Shala, ish-epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), do të lejohet të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.
Zyrtarja për media e kësaj gjykate ka thënë për mediumin tonë se korniza ligjore lejon këta persona të bëjnë kërkesa për arsye humanitare, dhe se Paneli kompetent do të vendosë për to.
“ E tëra që mund t’ju them në këtë pikë është se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u lejon personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa. Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Ndryshe, Haxhi Shala u arrestua më 11 dhjetor dhe u transferua në Hagë më 12 dhjetor, si pjesë e vazhdimësisë së veprimeve të ZPS-së në kuadër të procesit hetimor, i cili fokusohet në veprat penale të lidhura me administrimin e drejtësisë./Arbresh.info
Kurti takon mërgatën në Gjermani më 12 dhe 13 tetor
Ambasadori gjerman takon kryetaren e Speciales
Rama: Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po punohet me rit...
BE-ja shpreson në zhbllokimin e CEFTA-s, pasi Kosova hoqi ku...
Një kamion me mallra serbe hyri në Kosovë
Minatorëve iu ekzekutua vetëm gjysma e pagave, reagon sindik...