Partia Demokratike e Kosovës, nuk e ka në rend dite shqyrtimin e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e Këshillit Drejtues që do të mbahet sot nga ora 15:00.
Kjo mbledhje sipas zyrtarëve të PDK-së është në kuadër të takimeve të rregullta që mban këshilli.
Zenun Pajaziti, shef i grupit parlamentar të PDK-së, për lajmi.net duke folur për mundësinë që të diskutohet e ardhmja e koalicionit me LDK-në, ka thënë se një gjë e tillë nuk është në rend dite, pasi mbledhja më shumë në kuadër të takimeve të rregullta.
I pyetur nëse ai vlerëson se duhet të shqyrtohet koalicioni mes dy partive më të mëdha ka thënë se është mirë të diskutohet gjithmonë për qeverisje më të mirë dhe për agjendat.
Gjithmonë është mirë që të diskutohet për atë se si të ofrohet qeverisje më e mirë dhe për agjendat qeverisëse”, ka thënë Pajaziti ndër të tjera.
Në mesin e anëtarëve të PDK-së, ka zëra që kërkojnë rishqyrtimin e koalicionit me LDK-në. Njëri ndër ta është edhe deputeti Shkuri Buja i cili vlerëson se ky koalicion duhet shqyrtuar
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot në ora 15:00.
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri
La Liga refuzoi të regjistrojë Olmon, largimi i yllit spanjo...
Osmani pret Hovenier për takim lamtumirës në Presidencë
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj