Koalicioni LAA nuk sheh ndonjë arsye që të mungojë në seancën e thirrur për datën 24 gusht, ditë kjo që u vendos sipas kërkesës së koalicionit PAN. Driton Selmanaj i LDK’së thotë se për ta është e rëndësishme që PAN të shkojë në Kuvend dhe ta paraqes kandidatin e tyre për Kryeparlamentar.
Ndërkaq bën të ditur se koalicioni i tyre s’ka votë vetëm për Kadri Veselin. E për kandidaturat e tjera thotë se do i trajtojnë dhe vlerësojnë nëse janë për t’u votuar.
Deputeti i LDK’së i cili është për herë të parë pjesë e legjislaturës se re në Kuvendin e Kosovës Driton Selmanaj ka sqaruar për Express nëse koalicioni i tyre do të jetë më 24 gusht në seancën e radhës, të gjashtën me radhë.
Ai pranon se nuk kanë arsye të refuzojnë pjesëmarrjen e tyre. Ndërkaq thotë se nuk e di nëse PAN i ka siguruar numrat. Krejt çfarë kërkon është që PAN të mos ikin në seancë.
“Aktualisht nuk ka ndonjë qëndrim tjetër nga ajo që e ka shprehur shefi i Grupit Parlamentar i LDK’së Avdullah Hoti. Ne nuk kemi asnjë arsye që të mungojmë ose refuzojmë pjesëmarrjen në seancën konstituive. Nuk e di nëse ata i kanë numrat, matematikat e tyre të turpshme dhe ikjet e vazhdueshme nga seanca i takojnë skenarëve të tyre. E që nuk duhet të jetë pjesë e asnjë logjike politike në Kosovë e aq më pak e jona, pak ka rëndësi për neve ajo:, është shprehur Selmanaj.
Ai kërkon që PAN të shkojë në seancë dhe kryejnë të drejtën e tyre dhe mandatin kushtetues që e kanë.
“Le të vijnë dhe të provojnë kandidatin që ata e vlerësojnë dhe ne e vlerësojmë me votë nëse duhet votuar ose jo.
Por mendoj që në mes të kafeneve të Prishtinës dhe çastet tjera që i kanë pas deri tash është mirë që t’i kthehen Kuvendit të Kosovës aty ku në fakt qytetarët edhe i kanë dërguar me votë”, ka shtuar ai.
Selmanaj beson se PAN do të jenë pjesë e seancë, derisa ka bërë të ditur se nuk kanë votë për Kadri Veseli kryeparlamentar.
“Ne po besojmë që ata do të vinë dhe më pas shohim rrjedhën e seancës, varet se kush propozohet. Ne secilën kandidaturë do ta analizojmë me kujdes. Ne nuk kemi votë për Kadri Veselin ndërsa të tjerat do t’i trajtojmë veçanërisht nga propozimi i tyre, por do të shohim sepse deri tani ata kanë dështuar në sigurimin e votave të mjaftueshme për t’i votu njerëzit e tyre”, ka vlerësuar ai.
Kujtojmë se sot pas takimit konsultativ dhe me kërkesë të PAN-it, është vendosur që seanca e radhës të mbahet më 24 gusht, javën e ardhshme./arbresh.info/
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...