Për komandantin e KFOR-it nuk ka rëndësi numri i ushtarëve në ushtrinë serbe, por numri i shteteve që i përkasin aleancës së NATO-s.
I pyetur se çka nëse Serbia, me më shumë se njëqindmijë trupa, do të provonte të hynte në Kosovë, a do të mjaftonin pesë mijë ushtarët e KFOR-it, gjeneralmajor Salvatore Cuoci ka përmendur faktin se prapa ushtarëve të KFOR-it qëndrojnë 29 shtete.
“Kjo do të ishte katastrofale dhe do të na kthente para 20 vjetësh dhe pa ndonjë zgjidhje mes Prishtinës e Beogradit dhe gjithë rajonin. Kështu që, mendoj se kjo është diçka që s’do të mund të ndodhte, dhe nuk do të duhej të ndodhte, sepse është jashtë çdo mundësie reale”, ka thënë ai.
“Nuk është çështje numrash, ushtarësh… është çështje e gatishmërisë. Është edhe çështje e asaj se çfarë nënkupton numri prej pesëmijë ushtarëve të tjerë…Ne duhet të konsiderojmë se pas këtyre ushtarëve qëndron NATO, janë 29 shtete deri më tani dhe ekziston vullneti e përkushtimi për të qenë këtu, dhe nuk është çështje e konfrontimit në terren. Është çështje e asaj se çfarë do të ndodhë më pas… Kjo është arsyeja përse e konsideroj joreale mundësinë që Serbia të shkaktojë probleme në rajon, sepse nuk ka kuptime për disa arsyeje. E para është kthimi në të shkuarën. Kthimi i këtij rajoni në kohën e para 20 vjetëve nuk është në dobi të askujt dhe kjo do të ishte çmenduri”, shtoi tutje ai.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...