Janë bërë një muaj që kur ka dhënë dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Detyrën e la përgjysmë ai po e vazhdon si ushtruese detyre, Dafina Gexha -Bunjaku.
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është edhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, thotë se kjo është papërgjegjësi dhe keq-menaxhim në shëndetësi nga Qeveria Kurti.
Megjithatë, duket se Qeveria e Kosovës nuk po e sheh si problem të madh mbetjen e Ministrisë së Shëndetësisë pa zot shtëpie.
Qeveria e Kosovës ende pa një emër
Qeveria e Kosovës ende nuk ka një emër se kush do ta zëvendësojë ish- ministrin Rifat Latifi.
Në një përgjigje për arbresh.info, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha se kjo Ministri është në drejtimin e dr. Dafina Gexha Bunjaku, e cila ka përvojë të gjatë në fushën e shëndetësisë.
E sa i përket se a kanë një emër se kush do të jetë ministri ose ministrja e ardhshme e këtij sektori ai u shpreh se kur do që të vendoset do të njoftoheni.
“Ministria e Shëndetësi aktualisht drejtohet nga ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha Bunjaku, e cila ka një përvojë të gjatë në fushën dhe sektorin e shëndetësisë. Sa përket emrit të ri të kësaj ministrie, kurdo që për të vendoset, do të njoftoheni me kohë”, shprehet Kryeziu.
Haxhiu thotë se pozita e ministrit të Shëndetësisë ka mbetur peng e ambicieve të grupeve të interesit politikë e partiak të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Prej se Albin Kurti është vetë emëruar kryetar I “Komitetin Ekzekutiv për Shëndetësi”, de faktonao edhe është ministër i shëndetësi, ky fakt ka detyruar ministrin Rifat Latifi të jap dorëheqje pasi qe e ka kuptuar se askush nuk e pyet asgjë për shëndetësi. Pozita e ministri të shëndetësisë ka mbetur peng e ambicieve të grupeve te interesit, klienteliste, nepotiste, politike e partiake të LVV-së. Në këtë kohë kur shëndetësia jonë është buzë kolapsit dy pozitat kyqe në shëndetësi janë me u.d., kjo tregon papërgjegjësinë e Qeverisë me situatën e rendë ne ketë sektor e shkaktuar nga paaftësia dhe keq menaxhimi në shëndetësi”, thotë Haxhiu.
Sipas deputetit të PDK-së, Qeveria nuk shqetësohet për situatën e rëndë në shëndetësi, e as për ikjen e mjekëve, por Qeveria po shikon interesin brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo, se kush të përfitojë në kurriz të pacientëve.
“Qeveria nuk shqetësohet për situatën e rendë në shëndetësi për shkak të ikjes së mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, mungesës se barnave dhe listat e gjata të pritjes për operacione, për Qeverinë nuk është breng se për mungesë të anesteziologëve çdo ditë dështojnë nga 15-16 operacione. Qeveria Kurti është pazare me grupet e interesit brenda LVV e GUXO kush të përfitojë në kurriz të pacientëve, prandaj kemi u.d. në vend të ministrit të shëndetësisë”, shprehet ai.
Por, para Rifat Latifit, ministër i kësaj fushe ishte Arben Vitia, a duhet të kthehet ai edhe njëherë në këtë fushë
Vitia: Rikthimi i Arben Vitisë opsion i mirë
Njohësi i shëndetësisë Bujar Vitia mendon se një rikthim i Arben Vitisë do të mund të shtynte sado pak përpara proceset që kanë mbetur, pasi ishte më herët në atë pozitë dhe mund t’i njeh më mirë problemet me të cilat ballafaqohet ky sektor, kjo pasi ai e njeh mirë këtë sektor dhe nuk ka nevojë që t’i mësojë gjerat nga zero.
Tutje Vitija shton se nëse jo Arben Vitia, kryeministri Kurti duhet që sa më shpejtë ta emëroj një ministër të shëndetësisë.
“Rikthimi i Arben Vitisë mund të jetë një opsion i mirë, aq më tepër për faktin se kjo Qeveri është në gjysmë të mandatit dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë lëvizje në prioritetet që i ka vendosur për shëndetësinë. Prandaj mendoj se Vitia do të mund sado pak të shtynte përpara proceset në këto dy vjet të mbetura të kësaj Qeverie, sepse ka qenë në atë pozitë dhe i njeh problemet e këtij sektori”, pohon ai për arbresh.info.
Ndryshe, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqja nga posti i ministrit më 6 tetor të këtij viti, ndërsa ishte emëruar më 16 nëntor të vitit të kaluar, duke e zëvendësuar Arben Vitinë i cili ishte kandidatë për kryetar të Prishtinës.
Latifi për të marrë pozitën e ministrit të Shëndetësisë kishte ardhur nga SHBA-ja ku për shumë vite e kishte zhvilluar profesionin. /Kujtesë Berisha/arbresh.info/
Hyundai ka një shef të ri
Asllani: Jemi të lumtur për pikën, sigurisht do luajmë me Uk...
Shtatë mënyra që ta zgjidhni problemin me flokët e yndyrshme
Sulmi në zemër: A guxoni të hani vezë nëse keni kolesterolin...
Gjendet pothuajse kudo dhe lufton edhe kundër kancerit
19-vjeçari shqiptar dënohet me 14 muaj burgim në Angli, iu g...