Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se që nga e premtja janë duke diskutuar për të gjetur zgjidhjen më të mirë që të mos dëmtohet sistemi arsimor, megjithëse siç u shpreh ai rekomandimet e IKSHPK-së janë që të vazhdojnë masat për shkollat, për shkak të përhapjes së variantit Delta tek moshat e reja.
Vitia theksoi se diskutimet janë të vazhdueshme dhe duhet pasur parasysh që varianti Delta i coronavirusit përhapet më shpejt dhe është më agresiv.
“Varianti Delta ka treguar që po prek moshat e reja shumë shpejt dhe në mënyrë agresive. Mosha e të hospitalizuarve dhe numri i të vdekurve siç e kemi parë kanë qenë nga mosha më të reja se të infektuarit me variantin e parë, dhe variantin Alfa”, tha Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësinë.
Vitia theksoi se nga e premtja e kaluar kanë filluar diskutimet, sidomos me ministren Nagavci për hapat që do të marrim.
“Rekomandimet e IKSHPK-së kanë qenë që shkollat duhet të ndërpriten dhe kjo të vazhdohet. Por, jemi duke vazhduar që të bëjmë maksimumin që të respektohen rekomandimet që të merren masat tjera që nuk e dëmtojnë procesin arsimor. Por ne duhet të jemi koshient për rrezikun kur të hapen shkollat, mbi 50 raste kanë qenë fëmijë që nuk kanë qenë të infektuar më herët me rastin Delta. Sistemi arsimor është më i afektuari nga pandemia. Jemi duke diskutuar edhe me MASHTI-n edhe UNICEF-it, ju bëjmë thirrje të vaksinohen edhe prindërit që kur t’i hapim shkollat të mos ketë nevojë të mbyllet, kur të paraqiten raste në shkolla”, tha Vitia.
Ministri njoftoi se “Nëse e kemi mbyllur një klasë kur një ose dy nxënës kanë qenë të infektuar me variantin Alfa, me variantin Delta nëse na shfaqen raste duhet të mbyllet e gjithë shkolla për shkak të përhapjes së madhe”, tha Vitia.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...