Rreth një muaj nga përfundimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, ende nuk është caktuar një datë kur pritet të bëhet konstituimi institucioneve të vendit.
Vonesat e tilla, nga njohës të Kushtetutës, Mazllum Baraliu, po shihen si rezultat i ankesave të shumta që janë bërë në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave (PZAP) nga partitë politike për manipulim të votave.
Baraliu, për arbresh.info ka treguar procesin që po zvarrit formimin e qeverisë së re.
“ Jo, ka probleme tjera, tash pas shpalljes së rezultateve ku ka me dhjetëra ankesa. Partitë tash kanë shqetësime serioze për manipulim më vota. Duhet të kalojnë afatet ligjore për të shkuar tutje”, thotë Baraliu.
Përveç formimit të institucioneve, në qendër të vëmendjes janë edhe zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës ( LDK).
Megjithatë, sipas Baraliut, mos caktimi i datës së konstituimit të institucioneve nuk lidhet më zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së LDK-së.
Ai, thotë se çështjet partiake nuk do të duhej të ishin ndikim në këtë proces.
“Formimi i institucioneve e ka procedurën e vetë dhe s’ka lidhje më zgjedhjen e kryetarit të LDK-së. Këto çështjet partiake janë partiake”, u shpreh ai.
Se vonimi i formimit të institucioneve nuk lidhet më këtë çështje e thotë edhe analisti politik, Fatmir Sheholli.
Ai, ka një mendim për qëndrimin LDK-së rreth votës së konstituimit.
“Nuk besojë që ka ndonjë interferencë zgjedhja e kryetarit te LDK me formimin e qeverise se Kosovës. Ajo që unë mund ta them është që LDK do të jetë pjesë e votimit për president të vendit dhe ky veprim do jetë fitore e demokracisë”, tha Sheholli.
Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt.
Nga rezultatet e zgjedhjeve përfundimtare të zgjedhjeve, partia e parë fituese ka dalur Lëvizja Vetëvendosjes (LVV).
Befasia e këtyre zgjedhjeve, ishte LDK-ja, e cila ka arritur të marrë veç 12 % të votave, duke u renditur si partia e tret në vend.
Ky rezultat dëshpërues, bëri që kryetarit në detyrë, Isa Mustafa të jap dorëheqje nga posti i të parit të partisë.
Pas këtij vendimi , LDK ka caktuar 14 marsin si datën kur anëtarët e saj do të votojnë për Kryetarin e ri të tyre./V.Selimi/arbresh.info/
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...
Hasani e thotë me bindje: Shqipëria do jetë anëtare e BE-së ...
Real Madridi ndryshon emrin e stadiumit Santiago Bernabeu pë...