Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka udhëtuar dje në Bruksel ku ka marrë pjesë pjesë në një darkë pune së bashku me krerët e qeverisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini.
Kryeministri Haradinaj, pati deklaruar se në këtë takim do diskutojë me zyrtarët e BE-së për liberalizimin e vizave dhe për këtë pret lajme të mira.
Emrush Ujkani, njohës i mirë i zhvillimeve politike dhe integruese në një prononcim për portalin arbresh.info ka thënë se kryeministri Haradinaj e ka mundësinë të promovojë vetën në këtë takim.
“Me data konkrete mund të dalë kur të miratohet një marrëveshje e tillë. Për çka kryeministri mund të dalë është që e ka një mundësi të mirë për ta promovuar vetën si kryeministër pasi që ai ka proceduar draftligjin për Kuvend dhe tani më është në anën e Kuvendit të vendos. Kryeministri e ka përfunduar detyrën e tij”, ka thënë ai.
Ujkani ka thënë se duhen plotësuar edhe dy kushte që të ndodh liberalizimi i vizave.
“Ne duhet të pajtohemi me faktin se dinamika e zhvillimeve varet se sa punohet konkretisht dhe një nga sfidat që i ka ngritur BE-ja është demarkacioni dhe luftimi i korrupsionit dhe sa jemi të aftë për t’i realizuar këto gjëra. Realisht kjo varet nga dinamika e punës dhe jo se kur mund të jet afati”, ka thënë ai.
Analisti Politik, Bajrush Morina ka thënë për portalin arbresh.info se vizat nuk hiqen kur dëshiron Kryeministri ose Presidenti.
“Vizat hiqen apo lëvizja e lirë e qytetarëve të Republikës së Kosovës fillon atëherë kur Kosova i plotëson dy detyrat kryesore dhe atëherë kur Brukseli i vlerëson poztivisht këto “dy detyra”. Krejt të tjerat janë “fontanë dëshirash” e premtime të rrejshme elektorale e politike të liderëve politikë. Këtë premtim e ka nisur i pari Hashim Thaçi, e ka vazhduar Isa Mustafa dhe po e përsërit Ramush Haradinaj. Pra vizat nuk hiqen kur do Hashimi Isa e Ramushi por kur thotë Mogherini e Brukseli”, ka thënë ai.
Pas takimit të mbrëmshëm me Mogherinin, Haradinaj ka thënë se Kosova do të marrë atë që i takon, por që s’ka dhënë ndonjë detaj se për çfarë e kishte fjalën.
“Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova. Kosova do të marrë atë që i takon”, ka thënë Haradinaj në Facebook.
Kjo është vizita e dytë e Haradinajt në Bruksel prej që është vënë në krye të Qeverisë së Kosovës.
Vizita e tij e parë është zhvilluar më 17 nëntor me ç’rast ishte pritur nga shefja e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn./V.Berisha/arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...