A do të mbahet mësimi këtë të shtune? SBAShK thërret konferencë të jashtëzakonshme

18:04 | 12 Tetor 2022
K.B

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka thirrur për nesër një konferencë të jashtëzakonshme për medie.

Në këtë konferencë pritet që SBAShK të dal me qëndrim për mbajtjen e mësimit sipas kalendarit të ri të propozuar nga ministria e Arsimit.

Nga SBAShK kanë deklaruar se nuk janë të obliguar që t’i kompensojnë ditët e grevës, përveç nëse arrihet marrëveshje nga dy palët.

Konferenca do të mbahet nga ora 11:00. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme