Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri po e konsideron të panevojshme ftesën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ndaj LDK-së për të diskutuar me ekipin negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Gaxherri, ka potencuar se për ftesën nga Veseli nuk është diskutuar ende në strukturat e LDK-së, por shprehet e bindur që LDK-ja nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese.
Ajo për Inasjderin ka deklaruar se ftesat e Veselit e në veçanti ato ftesa publike janë patetike dhe të ulëta.
“Me qenë e sinqertë nuk e kam këtë informatë. Sigurisht që strukturat e LDK-së do të vendosin, por unë jam shumë e siguritë që ftesës së Veselit nuk do t’i përgjigjet LDK-ja për arsyeje se vërtetë ftesat e tyre e sidomos ato publike janë shumë patetike dhe shpesh herë edhe të ulëta, kështu që unë mendoj që LDK ja deri tani e ka dhënë mendimin e saj që ftesave të Veselit nuk kemi çka ju përgjigjemi”, ka deklaruar Gaxherri për Insajderin.
Po ashtu deputetja ka thënë se LDK do t’i përgjigjet ftesës së Veselit vetëm kur do të diskutohet për zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Mund të ju përgjigjemi nëse organizojmë zgjedhje atëherë, po kemi për çfarë të ulemi të gjithë dhe të vendosim për këtë çështje”, ka deklaruar ajo.
Veseli gjatë ditës së sotme u ka bërë ftesë Ekipit Negociator, krerëve institucional dhe partive opozitare në vend.
Ky takim i kryeparlamentarit Veseli ishte paralajmëruar nga takimi i parë koordinues që e ka ftuar me ekipin negociator në fund të muajit dhjetor. Takimi pritet të mbahet të hënën më 14 janar në ora 11:00 në sallën C 301 në Kuvendin e Kosovës.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të