Subjekti politik, Lëvizja Vetëvendosje me rezultatet e deri tanishme të publikuara nga KQZ del fituese në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.
Por, me partinë e dytë në listë, Lidhjen Demokratike të Kosovës janë ende në diskutime që ta formojnë qeverinë e re.
Edhe pse të dy palët patën dje një takim të përbashkët dhe e konfirmuan bashkëqeverisjen, analistët thonë se ky formimi i Qeverisë do të marrë kohë.
Analisti i njohur, Mazllum Baraliu për indeksonline ka thënë se këto dy parti kanë ideologji të kundërta dhe harmonizimi i programeve të tyre do të marrë kohë.
Baraliu shtoi se ky proces nuk do të jetë i lehtë, pasi kanë dallime bipolare.
“Këto të dy parti politike, të cilat përkrahin ideologjitë e tyre pragmatike kanë dallime po thuajse bipolare, njëra i takon një grupacioni ideologjik, tjera një tjetri, pra ekstrapolar dhe meqë është kështu dhe kanë paralajmëruar se do të merr kohë të gjatë për t’i bashkërenditur dhe harmonizuar idetë dhe tyre dhe programet e tyre. Por duke filluar me një marrëveshje të përbashkët e cila do të jetë një nismë për një bashkëqeverisje. Vet ata kanë paralajmëruar se mund të zgjas harmonizimi i programeve të tyre, i cili nuk pritet të jetë i lehtë”, ka thënë ai.
Baraliu ka thënë se formimit të qeverisë varet edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili ka kohë një muaj t’i përfundoi të gjitha proceset e numërimit votave.
“Varet edhe nga KQZ-ja pasi që bënë numërimin dhe rezultatet , do të duhej që sipas afateve ligjore të përfundonin për një muaj ditë të gjitha, që të mos ketë vonesa për formimin e qeverisë. Por brenda këtij afati ka mundësi që të bëhen biseda e të arrihet marrëveshja për në interes të qytetarëve”, ka thënë ai.
Ndërsa, analisti Imer Mushkolaj për indeksonline tha se nuk ka arsyeje që të mos formohet qeveria e re së shpejti.
Mushkolaj tha se LVV-LDK mund të hasin në probleme gjatë ndarjes së përgjegjësive në koalicion qeverisës.
“Nuk ish dashtë me marrë shumë kohë, për shkak se disa parime themelore të qeverisjes të dyja i kanë të gatshme, qysh para mbledhjeve. Nuk ish dashtë me marrë edhe shumë kohë pasi nuk shoh arsye për ta kushtëzuar procesin me çfarëdo arsyeje, por bëhet fjalë për dy parti të ndryshme me ideologji të ndryshme. Mundet në pas probleme në kuptimin e ndarjes së përgjegjësisë në koalicion qeverisës, por janë të priura situate të tilla. Qeveria do të ketë shumë sfida për shkak të problemeve dhe qoftë Albin Kurti ose kushdo nuk do të dijë nga t’ia filloj së pari”, tha ai.
Mushkolaj shtoi se për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, do të jetë sfidë të bashkëqeverisja me një parti që ka qenë në pushtet më herët.
“LDK e ka dorë në gjendjen që jemi pasi një numër i institucioneve, organizatave , agjencive janë të kapura nga vet LDK-ja, kështu që është sfidë për Kurtin nëse donë t’i qoj përpara synimet e veta. Pasi është një betejë jo vetëm me ata që kanë qenë në pushtet[PAN] por edhe me vet partnerin e tij për të filluar një ndryshim të madh”, ka thënë ai.
Ndryshe, të enjten kryetar i VV-së, Albin Kurti dhe e nominuara për kryeministre nga LDK, Vjosa Osmani, në një paraqitje para mediave thanë se ditët në vijim do të takohen të flasin për harmonizimin e programeve për një bashkëqeverisje.
LDK në një konferencë për media sot tha se nuk do të ketë negociata njëherë me LVV-në për formimin e koalicionit qeverisës deri sa të numërohen të gjitha votat.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...